Zekati…

Zekati është shtylla e tretë e Islamit. Fjala arabe “zakah” do të thotë “të dëlirësohesh apo të pastrohesh”. Fjala zekati vjen edhe në kuptimin e shtimit të begatisë së diçkaje.

Zekati është ndihma e detyruar, që duhet t’u jepet të varfërve dhe njerëzve në nevojë. Kurani e quan atë “e drejta e të vobektëve” në pasurinë e të pasurve. Pra, besimtari duke dhënë zekatin begaton edhe pjesën tjetër të pasurisë së tij, duke iu bindur urdhrit hyjnor.

Zekati forcon bashkësinë midis njerëzve, krijon një lidhje dashurie midis të pasurve dhe të vobektëve, midis atyre që japin dhe atyre që marrin.

Zekati paguhet në para, drithëra, gjedhë, etj, (në një masë të caktuar) dhe u jepet të varfërve e nevojtarëve. Pagesa e zekatit bëhet jo vetëm që të mbajmë pasurinë të pastër, por edhe të largojmë makutërinë dhe egoizmin. Një gjë e tillë na inkurajon gjithashtu për të qenë të ndershëm në fitimet dhe shpenzimet tona.

Zoti na fton në Kuran që të japim për gjërave të pastra që kemi fituar. Në këtë ajet kuptohet qartë që Zoti na urdhëron të kërkojmë të fitojmë vetëm atë që është e pastër dhe e lejuar. Në anën tjetër, ky ajet e nxit besimtarin të punojë që të japë, sepse pa punuar ai do ta ketë të pamundur ta ndihmojë dikë që është në nevojë.

  1. Të varfrit (personat të cilët nuk kanë pasuri në masën e nisabit)
  2. Nevojtarët (personat të cilët nuk kanë asgjë)
  3. Nëpunësit që mbledhin zekatin
  4. Personave të cilët duam t’i afrojmë e t’ia ngrohim zemrën me Islamin.
  5. Robërve, për t’i shpëtuar nga robëria.
  6. Borxhlinjve (atyre që nuk kanë pasuri të paguajnë borxhin)
  7. Personave që ia kanë kushtuar jetën diturisë, njerëzve dhe institucioneve që ndihmojnë në përhapjen e fesë islame.
  8. Udhëtarët. (atyre që mund të kenë nevojë për para gjatë udhëtimit)

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: