Detyrimi moral ndaj mësuesve tanë

Imam Ebu Hanifja (r.a.) ka thënë: “Nuk kam falur ndonjë namaz qëkur mësuesi im Hamadi ka ndërruar jetë, përveçse jam lutur për të, bashkë me lutjen time për prindërit e mi. Gjithashtu, unë kërkoj falje për çdo person që më ka mësuar dhe për çdo person që e kam mësuar.”

Hammad ibn Sulejmani ishte mësuesi i Imam Ebu Hanifes.

Dituria është përshkruar si një lidhje familjare mes njerëzve të saj. Ajo kultivon një marrëdhënie që është po aq e fortë sa ajo e gjakut, madje ndonjëherë edhe më e fortë sesa ajo. Bëhet fjalë për një lidhje që i ka rrënjët në dashurinë për Allahun dhe udhëtimin e përbashkët drejt Tij. Një lidhje e tillë s’mund të shkëputet asnjëherë.

Ne ndihemi borxhlinj ndaj prindërve tanë për shkak të dashurisë, sakrificës dhe përkujdesjes që ata kanë treguar për ne në çdo fazë të jetës sonë. Ç’duhet të mendojmë për mësuesit tanë, shqetësimi kryesor i të cilëve është shpëtimi ynë në botën tjetër? Kështu, ne duhet të bëjmë çmos për t’i nderuar në çdo kohë prindërit dhe mësuesit tanë. Besimtari nuk e harron asnjëherë mirësinë që i bëhet atij, por e çmon atë dhe përpiqet t’i japë hakun që i takon.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: