Ç’na mëson Profeti (a.s) për sa i përket pendimit?
“Betohem tek Allahu se unë kthehem me pendim tek Ai më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë!”
- Njeriu duhet ta marrë veten në llogari çdo ditë dhe të përpiqet të gjejë gabimet dhe mëkatet e tij. Pastaj, ai duhet të kthehet tek Allahu duke menduar për ato mëkate dhe të kërkojë nga Ai që ta falë atë.
- Shihet se Profeti e respektoi shumë Allahun dhe dha një shembull për umetin e tij në lidhje me këtë çështje.
- Nëse Profeti pendohej më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë megjithëse është i mbrojtur nga kryerja e mëkateve dhe të gjitha gabimet e tij të së kaluarës iu falën, ne duhet të pendohemi të paktën po aq sa ai çdo ditë, pasi që jemi të përfshirë në mëkate.
- Pendimi është një mundësi për një mysliman që të rinovohet dhe pastrohet. Është një bekim i madh për robërit e Allahut. Dera e pendimit është e hapur deri në frymën e fundit.