Çfarë suresh lexonte Profeti (a.s) në namaze?
Edhe pse nuk jepen të gjitha suret që profeti (a.s) lexonte gjatë namazeve të ndryshme, një pjesë e tyre, suret që përsëriten më shumë transmetohen në libra të ndryshëm. Por, leximi gjithmonë i këtyre sureve nuk duhet bërë, sepse leximi i të njëjtave sure në çdo namaz, hap rrugën e braktisjes së sureve të tjera të kuranit, dhe kjo nuk është aspak e mirë. Duke marrë shkas nga këto hadithe dijetarët e kanë parë të pëlqyeshme (mustehab) leximin e këtyre sureve në namaze.
1-Namazi i sabahut.
Transmetohet se Profeti (a.s) nuk e zgjaste shumë sunetin e sabahut.[1] Ndonjëherë lexonte suren Kafirun në rekatin e parë dhe suren Ihlas në rekatin e dytë.[2]
Ndonjëherë në rekatin e parë lexonte ajetin e 136 të sures Bekara;
قُولُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحٰقَ وَيَعْقُوبَ وَالأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُون
Në rekatin e dytë lexonte ajetin 52 ose 64 të sures Ali Imran;
فَلَمَّا أَحَسَّ عِيسَى مِنْهُمُ الْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنصَارِي إِلَى اللَّهِ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ اللَّهِ آمَنَّا بِاللَّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَى كَلَمَةٍ سَوَاء بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلاَّ نَعْبُدَ إِلاَّ اللَّهَ وَلاَ نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلاَ يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ
Në farz:
Lexonte suret e gjata të quajtura ‘Tıvâl-i Mufassal’.[3]
Këto janë disa nga suret që Profeti (a.s) lexonte në farzin e namazit të sabahut; Sujra Tin[4], Kaf[5], Tekuir[6], Rum[7], Muminun[8], Zilzal[9], Enfal (ajeti 40)[10], suret Nas dhe Felak[11]
Në ditën e Xhuma në farzin e namazit të sabahut lexonte suret: Sexhde dhe Insan (Dehr).[12]
2- Namazi i Drekës
Në përgjithësi në namazin e drekës profeti (a.s) lexonte suret e quajtura Eusât-i Mufassal.[13] Leximi në farzin e drekës ndonjëherë ishte shumë i gjatë, rekati i parë ishte më i gjatë se rekati i dytë.[14] Transmetohet se ka lexuar suren Sexhde me 30 ajete afërsisht[15], surja Tarik, Buruxh, Lejl, Inshikak
3- Namazi i Ikindisë
Në namazin e Ikindisë profeti (a.s) lexonte suret e quajtura evsât-i Mufassal. Lexonte 15 ajete, sa gjysma e ajeteve që lexonte në namazin e drekës.[16] Transmetohet se lexonte suret që lexonte në namazin e drekës.
4- Namazi i Akshamit
Në farzin e akshamit Profeti (a.s) ka lexuar sure jo shumë të gjata.[17] Në përgjithësi suret poshtë sures Bejine. Por ndonjëherë lexonte edhe sure të gjata si; Murselat[18], Tur[19] Maide dhe Araf.[20]
Në sunetin e Akshamit lexonte po ashtu si në namazin e sabahut, suret Kafirun dhe Ihlas.[21]
5- Namazi i Jatcisë
Profeti (a.s) ka këshilluar leximin e sureve të gjata për të zgjatur leximin në namaz,; Surja Shems[22], Inshikak[23], Tin[24], A’la[25], Alak dhe Lejl.
6- Namazi i natës (tehexhud)
Në namazin e natës Profeti (a.s) ndonjëherë ka lexuar me zë e ndonjëherë pa zë.[26] Ndonjëherë ka lexuar gjatë e ndonjëherë shkurt[27], një natë ka lexuar suren Bekara, Ali Imran dhe Nisa.[28] Ka patur raste kur profeti (a.s) ka lexuar vetëm një ajet në namazin e natës. Transmeton Ebu Dherr (r.a); “Profeti (a.s) u ngrit për namaz nate, vazhdoi të falë namaz derisa të futej koha e sabahut, dhe në namaz lexoi vetëm një ajet:[29]
إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
“Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.”[30]
7- Namazi i Vitrit
Profeti (a.s) namazin e vitrit e ka falur gjithmonë në 1/3 e natës pas namazit të tehexhudit, dhe ka këshilluar të falet në atë kohë, por nëse ekziston frika për të mos u zgjuar dot, atëherë të falet menjëherë pas namazit të Jatcisë. Në rekatin e parë të vitrit lexonte suren A’la në të dytin suren Kafirun dhe të tretin suren Ihlas.[31]
8- Namazi i Xhumasë
Profeti (a.s) ndonjëherë ka lexuar suren Xhuma në rekatin e parë dhe në të dytin suren Munafikun.[32] Ndonjëherë në rekatin e dytë në vend të sures Munafikun lexonte suren Gashije.[33] Ndonjëherë në rekatin e parë lexonte suren A’la dhe në të dytin suren Gashije.[34]
9- Namazi i Bajramit
Profeti (a.s) ndonjëherë lexonte suren A’la në rekatin e parë dhe në të dytin suren Gashije,[35] ndonjëherë lexonte suren Kaf në rekatin e parë dhe në të dytin suren Kamer.[36]
Përgatiti: Marius Tafani
[1] Buhârî, Tehexhud 28; Muslim, Salâtu’l-Musâfirîn 92, 93;Ebû Dâvud, Tatavvu 3.
[2] Muslim, Salâtu’l-Musâfirîn 98;Tirmidhî, Meuâkît 191.
[3] Muslim, Salatu’l-Musâfirîn 99-100. Ebû Dâvud, Tatavvu 3; Nesâî, İftitah 38. (Tıvâl-i Mufassal janë suret nga surja Huxhurat deri në suren Buruxh.)
[4] Nesâî, İftitah 6.
[5] Buhâri, Haxh 64; Muslim, Haxh 42.
[6] Muslim, Salât 165-168 ; Tirmidhî, Salât:226-228.
[7] Muslim, Salât 164 ; Dârimî, Salât 66; Nesâî, İftitah 44; İbn Mâxhe, İkametu’s-salât 5; Ebû Dâvud, Salât 131,132.
[8] Nesâî, İftitah 41
[9] Buhâri, Ezan 106; Muslim, Salât 163; Ebû Dâvud, Salât 89, Nesâî, İftitah 76.
[10] Ebû Dâvud, Salât 134
[11] Buhârî, Ezan 106.
[12] Muslim, Cuma 64; Ebu Davud, Salat 218; Tirmidhi, Salat 375; Nesai, xhuma 38, İftitah 47.
[13] Muslim, Salât 154,161, 162; Nesaî, İftitah 56; İbn Mâxhe, İkametu’s-salât 5, 7; Ebû Dâvud, Salât 124, 125. (Eusât-i Mufassal quhen suret nga surja Buruxh deri te surja Bejine.)
[14] Muslim, Salât 156; Tirmidhi, Salât 227; Nesaî, Salât 16.
[15] Muslim, Sal3at 170; Tirmidhi, Salât 227; Ebû Dâvud, Salât 124, 125.
[16] Muslim, Salât 156.
[17] Nesâî, İftitah 61, 62; Nesâî, İftitah 13; İbn Mâxhe, Salât 7.
[18] Buhârî, Ezan 98; Muslim, Salât 173; Nesâî, İftitah 64.
[19] Buhârî,,Ezan 9; Muslim, Salât 174; Nesaî, İftitah 65; İbn Mâxhe, İkametus-salât 9.
[20] Buhârî,Ezan 98; Ebû Dâvud, Salât 127.
[21] Nesâî, İftitah 68.
[22] Tirmidhî, Salât 229; Nesâî, İftitah 62.
[23] Nesâî, İftitah 53.
[24] Nesâî, İftitah 72, 73.
[25] Buhârî, Ezan 63,96; Muslim, Salat 178-181; Nesaî, İftitah 71.
[26] Nesâî, Kıjâmu’l-lejl 23; Tirmidhi, Salât 327.
[27] Buhârî, Tehexhud 9; Muslim, Salatu’l-Musâfirîn 203.
[28] Muslim, Salâtu’l-Musâfirîn 203; Nesâî, İftitah 164, Kijâmü’l-lejl 25.
[29] Nesâî, İftitah 79.
[30] Maide, 118.
[31] Tirmidhî, Vitr 337; İbn Mâxhe, İkâmetu’s-salât 115.
[32] Muslim, Cuma 61; Ebû Dâvud, Salât 234,236 ; İbn Mâxhe, İkâmetu’s-salât 90; Tirmidhî, Xhuma 37.
[33] Muslim, Xhuma 63; Ebû Dâvud, Salât 234,236; İbn Mâxhe, İkâmetu’s-salât 90.
[34] Muslim, Xhuma 62; Ebû Dâvud, Salât 234,236; İbn Mâxhe, İkâmetu’s-salât 90.
[35] Muslim, Xhuma 62; Ebû Dâvud, Salât 234,236; İbn Mâxhe, İkâmetu’s-salât 157.
[36] Muslim, Îdejn 14, 15; İbn Mâxhe, İkametu’s-salât 157; Ebû Dâvud, Salât 243,246.