Çfarë është periudha e fetretit?
Kur flasim për periudhën e fetretit, na shkon në mendje periudha midis prishjes së fesë së sjellë nga Profeti Isa (a.s) dhe shpallja e sjellë nga Profeti Muhammed (s.a.s). Megjithatë, ky term mund të përdoret për çdo periudhë dhe çdo individ të cilët nuk janë të vetëdijshëm për dritën e fesë të sjellë nga një profet. Për kufijtë e përgjegjësisë së njerëzve që jetojnë në këtë periudhë, imamët e mëdhenj Esh’ari dhe Maturidi, kanë mendime të ndryshme.
Në lidhje me ajetin: “…E Ne nuk dënuam askënd para se t’ia dërgojmë të dërguarin.”(Isra 17/15), imamët e nderuar kanë shprehur gjykime të ndryshme në lidhje me fjalën “resul (të Dërguar)”.
Sipas imam Maturidiut qëllimi i mëkëmbësit është mendja. Mendja ka aftësinë të bëjë dallimin midis së drejtës dhe së gabuarës. Për të, çdo mendje njerëzore e di se është krijuar dhe është përgjegjës të dijë se duhet të ketë një Krijues. Por meqenëse dispozitat e adhurimit nuk mund të njihen me arsye, ajo nuk ushtron përgjegjësi në kohën e fetretit. Kjo do të thotë se fetreti është i vërtetë për veprat dhe jo për besimin. Esharitë, nga ana tjetër, “të Dërguar” e kuptuan direkt si profet, pejgamber dhe argumentuan se nuk do të kishte përgjegjësi për një popull që nuk i erdhi një i tillë.
Kuptimi i plotë i këtij ajeti është: “Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askënd para se t’ia dërgojmë të dërguarin.” (Isra 17/15)
Edhe pse disa nga dijetarët kanë gjykuar se dënimi në ajet është nënkuptim i dënimit dhe katastrofave të kësaj bote, shumica prej tyre janë të mendimit se ky dënim paralajmëron ndëshkimin e kësaj bote dhe të botës tjetër gjithashtu.
Kjo gjë përforcohet më shumë me ajetin: “E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: “A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t’ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t’ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?” Po, (na kanë ardhur…) ata thonë, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!” (Surja Zumer 39/71)
Mund të na vijë ndërmend pyetja: “Pse imamët e medh’hebeve ishin kaq të interesuar për periudhën e fetretit?” Përgjigja është se arsye të ngjashme kanë pasoja të ngjashme. “Fetreti” është një simbol. Edhe pse është përdorur për një periudhë të caktuar, nuk ka dyshim se dispozitat e saj do të jenë të vlefshme nëse ndodhin situata të ngjashme.
Në suren Kafirun thuhet: “Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!”. Disa dijetarë pohojnë se ky ajet bashkë me ajetin e xhihadit janë abroguar, por një grup tjetër, mendojnë se ky ajet mund zbatohet në raste të veçanta dhe në kushte të caktuara.
Lind pyetja: Nëse ky ajet do të ishte abroguar, atëherë myslimanët e të gjithë botës do të punonin me ajetin e xhihadit dhe katastrofa e shkatërrimeve njerëzore do të ishin të tmerrshme, prandaj duke qenë në fuqi ajeti i mësipërm i sures Kafirun, myslimanët do të përpiqen të përhapin dhe jetojnë fetë e tyre pa ndërhyrë në fetë e të tjerëve. Si në këtë shembull, nëse ka akoma njerëz që jetojnë në errësirën e fetretit, dispozita që do të zbatohet për ta do të jetë specifike për ta. Ne shohim se një numër i njerëzve që injorojnë këtë fakt janë kundër disa prej shprehjeve të Bediuzamanit Said Nursiut rreth fetretit dhe e bëjnë këtë duke tejkaluar kufijtë e mirësjelljes. Megjithatë nuk janë individët por idetë që kanë rëndësi. Prandaj, e shohim të dobishme të analizojmë çështjen pa përmendur emra.
Në letrën e tij, e cila u vlerësua nga të gjithë dijetarët Islamë të asaj kohe, Ustadi Said Nursi thotë: “Në përputhje me versetin, “Dhe ne nuk ndëshkojmë përderisa të dërgojmë pejgamberë (për të dhënë paralajmërime)” (Surja Isra, 17/15) njerëzit që jetuan në kohën midis profetëve janë midis atyre të shpëtuarve. Është raportuar me unanimitet se ata janë dënuar për gabimet e tyre në çështjet dytësore. Sipas Imam Shafiut dhe Imam Esh’ariut, madje edhe sikur të ishin mohues dhe të mos besonin në themelet e besimit, ata përsëri janë midis atyre që janë të shpëtuar. Sepse përgjegjësia përpara Zotit ndodh nëpërmjet dërgimit të profetëve dhe, kur profetët dërgohen, përgjegjësia vendoset nëpërmjet njohjes së detyrave të tyre. Meqenëse pakujdesia dhe kalimi i kohës i mbuluan ato fe të profetëve të mëparshëm, këto fe nuk mundën të jenë një provë për njerëzit e asaj periudhe kohe. Në qoftë se do t’u ishin bindur feve të tyre të mëparshme, ata do të merrnin shpërblim; në qoftë se nuk u janë bindur, ata nuk dënohen, sepse meqenëse feja ishte e fshehur, ajo nuk mund të jetë një provë.” (Letra e Njëzet e Tetë, Çeshtja e tetë, fq.588 )
Në lidhje me këtë çështje flet edhe ajeti i mëposhtëm: “Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t’ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.” (Surja Kasas, 28/59)