Pse feja nuk është opium?

Kemi dëgjuar se materialistët e quajnë fenë opium (drogë) për njerëzit. Përkundrazi, feja në qenësinë e saj është detyrë, obligim dhe përgjegjësi. Ajo nuk është shfrenim dhe braktisje, e as ikja nga përgjegjësia, prandaj nuk është opium, drogë!

Feja është punë, jo përtaci. Besimtari mbështetet të Allahu, por ai nuk është një njeri pasiv. Pikërisht mbështetja tek Allahu kërkon vendosmëri, shfrytëzimin e të gjitha mundësive, dhënien e të gjitha forcave dhe përdorimin e të gjitha aftësive. Vetëm pas kësaj mund të sigurohet mbështetja tek Allahu: “…e kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek Allahu…” (Ali Imran, 2/59)

Feja në të vërtetë është zgjuarsi e përhershme, plot kujdes, vetëkontroll dhe dhënie e llogarisë vetvetes për çdo punë, për çdo fjalë të folur e mendim të dhënë… Është mëse e qartë, se këto nuk janë cilësi të një të droguari!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: