Detyrat ndaj fqinjëve

Njeriu është një qenie shoqërore, prandaj dhe është udhëzuar që sipas ligjeve të natyrës dhe shoqërisë, të krijojë marrëdhënie me njerëzit dhe në radhë të parë, pas familjes së tij, të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, pa marrë parasysh besimin, racën dhe kombësinë e tyre.

Marrëdhëniet e mira krijohen duke dhënë secili shembull të mirë ndaj tjetrit. Detyrimet që kemi ndaj fqinjit i shohim në këtë hadith të Profetit Muhamed (s.a.s): “Ai që beson në Allahun dhe ditën e gjykimit, le të kujdeset për fqinjin e vet dhe le t’i bëjë mirë.”

Dijetarët islamë që janë marrë me studimin e etikës, përmendin shumë detyra që myslimani ka kundrejt fqinjit. Fqinjin duhet ta përshëndesim, të tregojmë kujdes që të mos e zgjatim shumë bisedën me të, sidomos kur vërejmë se ai është i lodhur ose nuk ka kohë; mos ta pyesim për gjëra që ai nuk dëshiron të bisedojë; të mos tregohemi kureshtarë për të ditur se ç’bëhet në shtëpinë e tij; kur ai mungon, të kujdesemi për shtëpinë dhe pasurinë e tij, (ashtu siç bëjmë për shtëpinë tonë); nuk duhen përgjuar bisedat që bëjnë fqinjët; t’i mësosh atij atë që nuk e di, qoftë çështje besimi apo çështje tjetër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: