A është obligim agjërimi për personin e prekur me Covid-19?

Allahu thotë në Kuranin Famëlartë: “Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. (Bekare, 1/185)

Në ajetin e mësipërm kuptohet qartë se të sëmurët dhe ata që janë në udhëtim, nuk e kanë detyrim agjërimin. Imam Buhariu, Ata b. Jesar, Muhamed b. Sirini dhe dijetarë të tjerë të hershëm, kanë folur rreth shpjegimit të gjendjes së sëmundjes dhe në cilat raste lejohet mos mbajtja e agjërimit. Ata nuk e kanë komentuar aspak intensitetin dhe gradën e sëmundjes, duke thënë se mund të përfitojë nga lehtësimi i mos mbajtjes së agjërimit, edhe ai që është prekur nga një sëmundje e rëndë, edhe ai që ka një sëmundje më të lehtë. Disa dijetarë e kanë komentuar çështjen e sëmundjes, duke thënë se njeriu i sëmurë duhet të konsultohet me mjekun, përpara se të agjërojë dhe më pas jepet përgjigja për këtë çështje.

Sidoqoftë, nëse shikohen simptomat e virusit Codid-19, duket qartë se ai nuk bën pjesë në simptomat e një sëmundjeje të lehtë. Nisur nga kjo, personi i prekur nga virusi Covid-19, e ka të lejuar të mos e mbajë agjërimin.

Nëse mjeku i thotë pacientit të prekur nga ky virus, se agjërimi do të jetë shkak për dobësimin e imunitetit të tij dhe rritjen e ndikimit të virusit në organizëm, atëherë ky person e ka të ndaluar të agjërojë. Kjo bazohet në ajetin kuranor: “Mos i vrisni vetët tuaja, Allahu është vërtet i mëshirshëm ndaj jush.”

Allahu e di më së miri!

Postime të ngashme