Cili është qëllimi i agjërimit?

Çdo mysliman që ka arritur moshën e pjekurisë duhet të agjërojë nga agimi deri në perëndimin e diellit, gjatë ditëve të muajit të Ramazanit, muajit të nëntë të kalendarit hënor. Kuptimi i fjalës “saum apo sijam”, është privim nga diçka dhe vetëpërmbajtje. Kjo do të thotë të braktisësh ushqimin, pijet, dëshirat trupore, gjatë orëve të agjërimit. Por sidoqoftë, agjërimi nuk është i përbërë vetëm nga braktisja e tre elemtëve të përmendur.

Agjërimi zhvillon vetëkontrollin dhe ndihmon për largimin e egoizmit, makutërisë, dembelisë dhe të të metave të tjera. Ai përbën një program vjetor, për të rifreskuar detyrimet e njeriut ndaj Allahut, Krijuesit dhe Furnizuesit të tij. Agjërimi na bën të provojmë urinë dhe etjen, e kështu të rritet ndjenja e dashurisë ndaj njerëzve të varfër e të uritur; na mëson të vëmë nën kontroll dëshirat për rehati.

Ndjenja e urisë, komoditeti dhe marrëdhëniet intime, janë tri elementët, që duhen mbajtur nën kontroll, për t’u sjellë si robër të denjë të Allahut. Agjërimi ndihmon për të qenë gjithmonë të bindur ndaj urdhërave të Allahut. Këtë bindje dhe gradë të lartë pastërtie mund ta quajmë edhe si devotshmëri. Qëllimi kryesor i agjërimit është pikërisht devotshmëria.

Allahu thotë në Kuran: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 1/183)

Postime të ngashme