Përshëndetja e Profetit (a.s) para ardhjes së muajit të Ramazanit

Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Ju erdhi Ramazani, një muaj i begatë. Allahu jua ka bërë obligim në këtë muaj agjërimin. Në këtë muaj hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen në të djajtë. Brenda këtij muaji gjendet një natë, e cila është më e mirë sesa një mijë muaj. Kush privohet nga mirësia e saj, është privuar nga çdolloj mirësie.”

Nga ky hadith shohim që Profeti (a.s) i përgëzonte shokët e tij me ardhjen e muajit të Ramazanit. Ai ndante me ta gëzimin për ardhjen e këtij muaji të begatë dhe jua kujtonte edhe një herë disa vlera dhe specifika të këtij muaji. Ky muaj është shkak gëzimi për çdo besimtar, duke ditur mirë për mëshirën, faljen dhe begatitë që gjenden brenda tij.

Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin vetëm prej Zotit, atij njeriu do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.”

Përsa i përket faljes së namazit të teravive dhe vlerës që ka ky namaz, ka thënë: “Kush çohet për t’u falur (netët e Ramazanit) me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin vetëm prej Zotit, atij njeriu do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: