A do të futet në Xhennet ai që thotë: ‘La ilahe il-Allah’?

Kush thotë “La ilahe il-Allah” me zemër, duke e kuptuar dhe e pranuar çdo detyrim që mbart kjo dëshmi, është besimtar. Një njeri i tillë e ka pranuar Allahun si të Adhuruarin Absolut dhe si Idealin më të lartë për t’u arritur. Profeti Muhamed (s.a.s), në shumë transmetime të sakta ka thënë se një njeri i tillë do të shkojë në Xhennet.

Kuptimi i kësaj është që nëse një njeri që thotë vetëm “la ilahe il-Allah”, i përulet Atij (xh.sh.) dhe jep shpirt duke i qëndruar besnik kuptimit të hollë të kësaj dëshmie. Allahu ose e dënon ose e vendos në Xhennet. Në një hadith tjetër shpjegohet kështu kjo çështje. “Kush thotë “la ilahe il-Allah” dhe prej kësaj merr pjesë nga udhëzimi e besimi, Allahu me mëshirën e Tij të pafundme nuk e lë në Xhehennemin e përjetshëm. Nuk janë të pakta as mendimet e disa medh-hebeve të devijuara. Ata thonë se këta njerëz do të qëndrojnë përjetësisht në Xhehennem.

Do të jetë një bashkësi e tërë që do të shpëtojë vetëm me të thënurit e “la ilahe il-Allah”. Njerëzit që i përkasin kësaj bashkësie kanë jetuar aq sa për të thënë “la ilahe il-Allah”. Mirëpo nuk kanë pasur shansin të çojnë në vend adhurimet. Ashtu ka ndodhur me një person, i cili u bë mysliman dhe menjëherë më pas mori pjesë në një luftë në të cilën ra shehid (dëshmor). Ai nuk pati mundësinë që të falte qoftë edhe një namaz në jetën e tij.

Një njeriu të tillë i mjafton “la ilahe il-Allah”, për të qenë nga të shpëtuarit. Duke marrë edhe këtë veçori në konsideratë, ky grup mund të trajtohet në veçanti. Nëse ata e kanë thënë duke e besuar në të vërtetë atë, Allahu nëse do mund t’i falë ata. Për sa u përket të tjerëve, nëse do Allahu i fal e nëse jo i dënon ata. Pra, nuk duhet ta shikojmë si të pakët të thënurit e “La ilahe il-Allah”.

Postime të ngashme