A hyn në Xhenet një njeri që beson vetëm në Zot dhe që nuk beson në profetin Muhammed?

Dijetarët në librat e Tefsirit, Hadithit dhe Kelamit, sqarojnë faktin se nuk bëhet fjalë për shpëtimin e atyre që nuk e kanë pranuar profetesinë edhe pasi kanë dëgjuar dhe kuptuar për ardhjen dhe mesazhin e profetit Muhammed (s.a.s). Disa njerëz kishin një inat të pakuptueshëm ndaj profetit. Profeti (s.a.s)ishte i hapur karshi njerëze, por çuditërisht një pjesë nuk e pranonin atë edhe pse e njihnin shumë mirë.

Duhet ditur fakti se ata të cilët nuk e pranojnë atë (s.a.s), nuk janë të njëjtë në gradën e mosbesimit. Ata të cilët e kundërshtuan hapur dhe që shpallën luftë ndaj asaj ç’ka Profeti (a.s) solli, me qëndrimet e tyre negative dhe agresive, mund të thuhet se merituan dënimin e Allahut. Kësi mohuesish janë në kuptimin e plotë të fjalës mohues dhe e kanë merituar dënimin e Allahut.

Popujt në kohërat e shkuara për arsye të këmbënguljes së tyre të madhe në të keqe, Allahu i ka dënuar rëndë.

Popullin e Lutit e ka fundosur, popullin e Adit e ka ndëshkuar me furtunë.  Keqbërësit e popullit të Themudit, nëpërmjet një oshëtime të fortë i ka bërë të marrin atë që merituan.

Meqenëse myslimanët e ditëve të sotme i janë mbështetur një udhërrëfyesi si Hz. Muhammedi (a.s) dhe një pjesë përpiqet të shpërndajë mesazhin e tij, dënime të tilla masive nuk ndodhin.

Një çështje e dytë në lidhje me temën është edhe fakti se ne si myslimanët nuk e përçuam dot mesazhin e Islamit në të gjithë botën. Ne nuk ua përcollëm dot të gjithëve vlerat dhe të vërtetat e besimit. Si rezultat, këto vlera e të vërteta ngelën të panjohura për ta. Allahu ashtu siç do të marrë në llogari ata, po  ashtu do të na marrë edhe ne në llogari që nuk jua shpjeguam Islamin.

Së fundmi, prej njerëzve ka edhe prej tyre që nuk kanë dëgjuar fare për të Dërguarin tonë. Njerëz të cilët gjenden në vende të pa shkelura shumë. Si pasojë e një jetese larg mundësisë për të dëgjuar e mësuar, duke u mbështetur në shprehjen e një dijetari shumë të madh, themi: “Dashtë Allahu, gjykohen si njerëz fetreti (popujve që nuk iu ka ardhur asnjë lajmëtar i të përtejmes. Janë konsideruar si njerëz të periudhës së fetretit)”. Sepse ata ne botën tjetër mund të thonë: “ O Zot, myslimanët nuk na i sollën ne të vërtetat e Islamit. Nëse do na i kishin sjellë ne do kishim besuar!” Sipas kësaj mundësie Allahu mund edhe ti gjykojë ndryshe ata.

Allahu e di më së miri!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: