Dimensionet e jetës

● Niveli i Parë i jetës është ai i jetës sonë, i cili është shumë i
kufizuar.

● Niveli i Dytë i jetës është ai i jetëve të Hazreti Hizrit a.s. dhe e Hazreti Iljasit a.s., e cila deri në një farë shkalle është e lirë, pa kufizime. Domethënë, ata të dy mund të jenë të pranishëm në vende të
shumta në të njëjtën kohë. Ata të dy nuk janë përherë të kufizuar nga kërkesat e gjendjes njerëzore ashtu si ne. Ata të dy mund të hanë e të pinë si ne kur të duan, ata nuk janë të detyruar ashtu si ne. Shenjtorët – evlijatë janë ata të cilët i zbulojnë dhe i dëshmojnë realitetet e krijimit, dhe njoftimet rreth ngjarjeve të tyre me Hazreti Hizrin janë të njëzëshme, unanimisht, dhe sqarojnë e provojnë këtë nivel jete. Madje
ndodhet një shkallë shenjtërie e cila quhet “Shkalla e Hizrit”, një
shenjtor që e arrin këtë shkallë merr mësim nga Hizri dhe takohet me
të. Por disa herë personi që është në këtë shkallë mendohet në mënyrë
të gabuar të jetë Hizri.

● Niveli i Tretë i jetës është ai i Hazreti Idrisit dhe i Isait (Jezusit)

a.s., nivel i cili duke qenë larg nga kërkesat e gjendjes njerëzore futet
në një jetë që i ngjason jetës engjëllore dhe fiton një hollësi e përsosuri
të ndritshme. Ata janë të pranishëm në qiejt me trupat tokësorë, të cilët
kanë hollësinë e trupave prej Botës së shëmbëllesës dhe ndriçimin e
trupave si yje.
Hadithi, kuptimi i të cilit është, “Në fund të kohës, Isai (Jezusi) a.s. do të vijë dhe do të veprojë në përputhje me Sheriatin e Muhammedit a.s.m., tregon se në fundin e kohës feja e krishterimit do të pastrohet dhe do të zhvishet nga bestytnitë përballë rrymës së mosbesimit dhe të ateizmit të shkaktuara nga filozofia natyraliste dhe do të transformohet në Islam. Tek kjo pikë, ashtu si personaliteti kolektiv i krishterimit që do ta vrasë personalitetin e frikshëm kolektiv të afetarisë –pafesisë- me shpatën e shpalljes qiellore, po ashtu, duke përfaqësuar personalitetin
kolektiv të krishterimit, Hazreti Isai a.s. do ta vrasë Dexhalin, i cili përfaqëson personalitetin kolektiv të afetarisë, domethënë ai do ta vrasë mendimin ateist.

● Niveli i Katërt i jetës është ai i shehidëve, martirëve. Sipas Kuranit, martirët kanë një nivel jete më të lartë se sa ai i të vdekurve të tjerë në varret e tyre. Meqenëse martirët i sakrifikuan jetët e tyre të kësaj bote në rrugën e së vërtetës, Zoti i Gjithëfuqishëm me bujarinë e Tij të plotë u dhuron atyre në Botën e ndërmjetme një jetë që i ngjason
jetës së kësaj dynjaje, por pa hidhërime e vuajtje. Ata nuk e dinë se kanë vdekur.. por dinë se vetëm kanë shkuar në një botë më të mirë.
Ata gëzojnë një lumturi të plotë dhe nuk vuajnë dhimbjet e ndarjes dhe shoqërimin e vdekjes. Sigurisht shpirtërat e të vdekurve janë të amshuar, të pavdekshëm, mirëpo ata e dinë se kanë vdekur. Lumturia dhe kënaqësia që ata përjetojnë në „Berzah‟, në Botën e ndërmjetme nuk janë të barabarta me ato të martirëve.
Ashtu si, në qoftë se dy burra në ëndrrat e tyre futen në një pallat të bukur i cili i ngjason Parajsës, ku njëri e di se është në ëndërr dhe se kënaqësia dhe gëzimi janë të mangët dhe, ndërkohë mendon me vete: “Sapo të zgjohem, e gjithë kjo kënaqësi do të zhduket,” ndërsa burri
tjetër nuk e di se është në ëndërr dhe, kështu ai përjeton një gëzim të vërtetë dhe një kënaqësi reale. Mënyra se si martirët dhe të vdekurit e tjerë përfitojnë nga jeta në Botën e ndërmjetme është kështu e ndryshme, është vërtetuar nga ngjarje dhe rrëfenja të panumërta duke dhënë sigurinë më të madhe se martirët arrijnë këtë mënyrë jete dhe mendojnë se ata janë të gjallë.

● Niveli i Pestë i jetës është ai i shpirtërave të të vdekurve në varret
e tyre. Po, vdekja është një ndryshim banese, një çlirim i shpirtit nga detyrat; ajo nuk është asgjësim, mosekzistencë dhe shkuarje në asgjësi.

Bediuzzaman Said Nursi/ Letrat 1

Postime të ngashme

%d bloggers like this: