Allahu do t’a plotësojë këtë fe!
Habab b. Ered tregon: Një ditë shkuam në prani të Profetit (a.s), i cili ishte shtrirë nën hijen e Qabes. Kur arritëm, i kërkuam Profetit (a.s) që të lutej për ne: “A nuk mund t’i lutesh Allahut për ne?”, “A nuk mund t’i kërkosh ndihmë Allahut?” – i thamë, duke ju ankuar për padrejtësitë e politeistëve Mekas.
Sapo dëgjon këto fjalë Profetit (a.s) i ndryshon ngjyra e fytyrës dhe thotë: “Në popujt para jush, ka pasur persona të cilët kapeshin nga mizorët, i fusnin nëpër gropat e gërmuara dhe i mbulonin me dhé. Më pas me një sharrë të madhe i sharronin ata duke i ndarë në dy pjesë, por përsëri nuk ktheheshin prej fesë.
Disa të tjerë ju gërvishtej trupi me krehër prej metali duke ja lëshur mishin në tokë dalëngadalë, por edhe këto keqtrajtime nuk i kthyen ata nga feja, o shokët e mi!
Betohem në Zot se Allahu do t’a plotësojë këtë fe. Aq sa një ushtar i vetëm do të shkojë nga Sana në Hadrameut, pa u frikësuar askujt tjetër veç Allahut. Po ashtu dhe një bari delesh nuk do të frikësohet tjetër, vetëm prej sulmit të ujqërve.
Por ç’do që ju nxitoheni!
Burimi: Ahmed b. Hanbel, 5/109; Buhar, Menakibu’l Ensar, 29.
Përgatiti Marius Tafani
©URTESI.AL