Këshillë profetike rreth të ushqyerit

Mikdam bin Mead Jekreb (r.a.) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) duke thënë: “Ena më e keqe që mbush njeriu është barku i tij. Atij i mjaftojnë disa kafshata për ta mbajtur veten. Por po deshi më tepër; një të tretën e stomakut ta lërë për ushqim, një të tretën për të pirë dhe një të tretën për ajër (bosh).”

  1. Të hash pak është një nga arsyet e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe funksionimin efikas të mendjes.
  2. Të hash pak dhe të qëndrosh i uritur për një kohë bën që trupi të mbetet i shëndetshëm dhe disa sëmundje të zhduken, sepse shumë sëmundje shkaktohen nga grykësia. Të hash shumë është një nga shkaqet e rëndësishme të sëmundjeve të stomakut, zorrëve, zemrës dhe enëve të gjakut. Këto çrregullime fiziologjike dhe biologjike gjithashtu çojnë në çrregullime mendore dhe psikologjike.
  3. Në vend që të mbushni stomakun me ushqim plotësisht, duhet të caktoni një të tretën e tij për ushqim, një të tretën për pije dhe të lini një të tretën bosh për ta bërë të lehtë frymëmarrjen.

Postime të ngashme