Xheneti, vendi i bukurive të paimagjinueshme

Allahu ia premton xhenetin atyre që paraqiten para Tij dhe kanë jetuar në këtë botë si besimtarë të vërtetë. Momenti i hyrjes në xhenet është shumë i rëndësishëm, për ata që besojnë me të vërtetë dhe bëjnë punë të mira. Gjatë gjithë jetës së tyre ata janë përpjekur për këtë, janë lutur dhe kanë kryer vepra për ta merituar atë.

Megjithatë, çdo lloj njohurie që mund të jepet për xhenetin, mbetet e pamjaftueshme; ajo mund të japë disa aludime për të pasur një përfytyrim të përgjithshëm, por asnjëherë s’mund të mendohet bukuria e tij.

Shumë ajete të Kuranit na tregojnë qartë, se xheneti është një vend jashtë imagjinatës sonë. Të gjitha ajetet që flasin për të, ngjallin te ne ndjenjat për një vend me pamje të papritur.

“Fundi” i kësaj jete, gëzimi i kalimit të sprovës dhe arritja për të zënë vend në përjetësi, në më të mirin e vendeve, është për besimtarët një gëzim i pakrahasueshëm me çdolloj gëzimi në këtë botë.

Në jetën e përhershme në xhenet, krahas llojeve të pashteruara të kënaqësisë, asnjëherë s’do të ndihet lodhja. Në këtë mjedis, ku lodhja e mërzitja nuk ekzistojnë, Allahu shpërblen besimtarët duke krijuar “gjithçka ata dëshirojnë”. Është e qartë se xheneti është vendi ku gjenden të gjitha kënaqësitë, që njeriu mund të ndiejë me të gjitha shqisat e tij.

Xheneti fitohet vetëm në sajë të mëshirës së pakufi të Allahut. Njeriu asnjëherë s’mund ta meritojë dhe ta paguajë çmimin e tij të lartë me punët e pakta që bën në këtë botë. Veprat tona do të jenë vetëm shkak që njeriu të futet në xhenet, por kurrsesi pagesë e çmimit të tij të lartë. Prandaj, besimtari duhet të veprojë drejt, të tregojë se çfarë synimi ka në jetë dhe më pas t’i mbështetet tërësisht mëshirës së Zotit të tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: