Për çfarë shërben inteligjenca?

Inteligjenca e njeriut duhet çmuar jo vetëm për vlerën e saj praktike apo teorike, por sidomos si një vlerë morale. Ajo nuk shërben vetëm që të zgjidhë më lehtë çështje shkencore e teknike, por për t’i treguar njeriut rrugët më të pranueshme për të arritur në plotësimin tërësor të prirjeve dhe synimeve shpirtërore.

Inteligjenca është aftësia për të njohur. Por fjala “të njohësh”, përfshin në vetvete një njohje universale. Inteligjenca duhet të shërbejë për të njohur në radhë të parë qëllimin e ekzistencës në këtë jetë, ajo duhet t’i japë mundësi njeriut për të dalluar miqtë e vërtetë nga ata të rremë e për t’u mbrojtur nga lajkat e tyre, për të vepruar në skenën e jetës me lirshmëri e siguri; për të punuar e realizuar synimin më të lartë fisnik.

Inteligjenca e vërtetë ju bën më të mirë, sepse ju mëson të gjykoni me drejtësi njerëzit dhe gjërat, të mos përçmoni asgjë dhe asnjë, por të kuptoni gjithçka e të gjithë. Kjo ju ndihmon të formoni një botë të tërë, botën tuaj të brendshme e të çmueshme.

Vetë jeta është një nga mirësitë më të mëdha, për të cilat i është folur njeriut. Të vish në jetë apo të jesh në shkallën më të lartë “njeri”, nuk është aspak në dorën tonë. Por të dish të vlerësosh këtë dhe të fitosh lumturinë e përjetshme që është një dhuratë hyjnore, kjo mundësi na është dhënë të gjithëve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: