Ndoshta një derë mund të hapë shumë dyer!

Ahmed ibn Hanbeli tregon: “Isha duke ecur në rrugë dhe papritmas shikova një person, i cili plaçkiste njerëzit, por më vonë si për çudi të njëjtin person e pashë në xhami duke u falur! Shkova pranë tij dhe i thashë: “Ajo punë që bëre, nuk i ka hije dikujt që vjen dhe falet në xhami, Allahu nuk e pranon namazin tuaj…” Hajduti i pikëlluar më tha: “O imam, mese meje dhe Allahut ka shumë dyer të mbyllura dhe pata dëshirë, që ta lë të paktën një derë të hapur!”

Pas disa muajsh shkova për të kryer Haxhin. Gjatë tavafit, pashë dikë që ishte mbështetur në murin e Qabes dhe thoshte: “Jam penduar…më mëshiro…nuk do ta thyej më urdhrin Tënd…!” Fillova të mendoj për këtë njeri dhe kur e shikova në fytyrë, njoha hajdutin që plaçkiste njerëzit. Atëherë thashë me vete i habitur: “La një derë të hapur dhe Allahu i hapi të gjitha dyert për të…!!

Mjerë ti nëse mendon të mbyllësh të gjitha dyert mes teje dhe Allahut (xh.sh), edhe nëse je nga ata që kanë gabuar shumë, pasi një derë mund të hapë shumë dyer!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: