Vlera e lartë e nënës

Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komb. Në këndvështrimin e Islamit ajo është aq e shenjtë, saqë i Dërguari i Allahut s.a.s,  ka thënë:

“Xheneti ndodhet nën këmbët e nënave!”

Ashtu është, sepse nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb si dhe ngritësja e folesë familjare që përbën qelizën e parë të shoqërisë, ngritësja e një foleje ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve që cicërojnë si zogjtë.

Me këtë aspekt, Islami i jep nënës një vend dhe vlerë të tillë që përpjekja për t’i dhënë asaj vend tjetër dhe vlera të tjera përtej kësaj, është ta vulgarizosh atë, është njësoj sikur t’i heqësh nga koka kurorën me margaritarë për t’i vënë një kësulë të “stolisur” me copëra qelqi! Allahu xh.xh, që i ka krijuar mashkullin dhe femrën, i ka pajisur ata sipas vendit dhe vlerës të tyre dhe u ka dhënë ato që duhen dhënë sipas kapaciteteve përkatëse. Femra është e dobët dhe delikate. Ajo preket më shpejt nga ndodhitë. Ja, pra, ta marrësh njeriun me një natyrë të tillë e ta largosh nga punët e përshtatshme me natyrën e tij me qëllim për ta shtrënguar në punë që nuk mund të përputhen me hijeshinë, dobësinë, delikatesën dhe respektin për të cilin është i denjë, është drejtpërsëdrejti padrejtësi dhe dhunë ndaj tij!

Në të vërtetë, kjo qenie delikate që i themi femër, është e pajisur me gjëra të tilla që, në këtë aspekt qëndron tejet para mashkullit. Femra është një heroinë dhembshurie; ajo ashtu dridhet mbi kokë të bijve të saj , saqë në këtë gjë mashkulli as që mund të krahasohet me të! Ndërkaq, kjo nuk është e posaçme vetëm për botën njerëzore. Megjithëse e gjithë pasuria e pulës është jeta e saj, ajo është gati ta flijojë veten për ta shpëtuar të voglin e saj nga dhëmbët e qenit. Ja, pra, kjo ndjenjë e thellë dhembshurie ndaj fëmijëve e dhënë nga Allahu xh.xh, të gjithë frymorëve, është për nënën një kapital aq i madh, saqë çfarëdo vlere që t’i jepni asaj, do të mbetet e zbehtë para vlerës që i ka dhënë Allahu xh.xh!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: