Kërkoni dije nga djepi e deri në varr 

 

 

Profeti Muhamed s.a.s, ka thënë: “Në të vërtetë, dituria vjen vetëm duke mësuar”. 

 Në mënyrë të ngjashme, të mësuarit ka të bëjë me të bërit pyetje dhe të marrësh përgjigje, ndërsa duke bërë pyetje të rëndësishme dhe të mira do të fitoni njohuri më të mira. Shoqëria e sotme ka nevojë për njerëz që janë të ditur si nga ana e shkencave ekzakte apo sociale e në të njëjtën kohë besimtarë të devotshëm. Ashtu sic është e nevojshme të kemi njerëz të ditur është dhe e nevojshme të kemi njerëz që e shpërndajnë këtë dije. Profeti s.a.s thotë:”Në të vërtetë, Allahu, engjëjt e Tij, banorët e qiejve dhe të tokës, madje edhe milingona në vrimën e saj, madje edhe peshku, lusin bekime për atë që i mëson njerëzit të bëjnë mirë. ” 

 

1.Dija sjell përfitime dhe shpërblime dhe rruga për xhenet lehtësohet 

Vetë akti i kërkimit të dijes me mjetet e duhura është një virtyt. Ajo sjell shumë shpërblime për kërkuesit. Me fjalë të tjera, njeriu nuk duhet të jetë një dijetar i arrirë për të arritur shpërblimet e tij, por me përpjekje të sinqerta për të mësuar. Në një hadith, Profeti s.a.s. tha:

مَنْ سَلَكَ طَرِيقًا يَطْلُبُ فِيهِ عِلْمًا سَلَكَ اللَّهُ بِهِ طَرِيقًا مِنْ طُرُقِ الْجَنَّةِ وَإِنَّ الْمَلاَعَةً

Kushdo që merr një rrugë në kërkim të diturisë, Allahu do ta bëjë atë të ecë në një nga rrugët për në Xhenet. Vërtet, engjëjt do t’i ulin krahët me kënaqësi të madhe me atë që kërkon dituri.   (Suneni Ebi Davud)

2.Gradat e tyre janë ngritur në sytë e Allahut 

Në krye të shpërblimit të veprimit të virtytshëm të kërkimit të diturisë, Allahu s.w.t. njeh edhe bartësit e diturisë. Ata që e kanë arritur atë janë të lavdëruar nga Allahu s.w.t. në Kuran me gradat e tyre duke u ngritur.

يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

Allahu do t’i ngrejë në shumë shkallë ata që besuan nga ju dhe ata që u është dhënë dituria. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që punoni.      (Sure El-Muxhadila, 58:11)

Është e rëndësishme të theksohet se Allahu s.w.t. është Ai që ia ngre dhe i ul gradën njeriut. Nuk na lejohet t’i shikojmë të tjerët me përçmim dhe nuk na takon ne të mendojmë se gradat tona janë ngritur mbi të tjerët vetëm se jemi në rrugën e të mësuarit. Ne jemi mirënjohës për bekimet e Allahut ndaj nesh. Vërtet Allahu është i Gjithëdijshëm. 

3.Allahu dëshiron të mirën për njeriun me dije 

Edhe pse dija është e arritshme, ne nuk duhet të gënjejmë veten duke menduar se jemi zotët e fatit tonë. Dituria është dhuratë nga Allahu s.ë.t. për ata që janë të sinqertë në ndjekjen e saj dhe për atë që Ai dëshiron t’i japë. Në një hadith, Resulullahu s.a.ë. na përmendi se si i jepet dituria një personi të cilit Allahu s.w.t. i do të mirën:

مَنْ يُرِدِ اللَّهُ بِهِ خَيْراً يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ

Nëse Allahu ka për qëllim mirësinë për një person, Ai i jep atij personi kuptimin e fesë.           ( Sahih Buhari) 

 

4.Dija është e detyrueshme 

Më e rëndësishmja, le të reflektojmë në hadithin e Resulullahut s.a.s. ku ai përmendi:

طَلَبُ الْعِلْمِ فَرِيضَةٌ عَلَى كُلِّ مُسْلِمٍ

Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo musliman (dhe muslimane).         (Suneni Ibn Maxhe)

Nga ky hadith mund të konkludojmë se kërkimi i diturisë është i detyrueshëm për çdo musliman. Jeta jonë është një udhëtim mësimor. Në të vërtetë është e pamundur të mësosh të gjitha njohuritë. Ajo që është e nevojshme është që ne t’i japim përparësi dhe të mësojmë fenë tonë dhe atë që përfshin kushtet tona aktuale siç u përmend më lart. Ne gjithashtu duhet të përmbahemi nga kërkimi i diturisë që nuk sjell dobi për ne, siç janë çështjet që janë të ndaluara brenda fesë. Duhet të shmangim arrogancën intelektuale duke mos menduar se dimë gjithçka. Profeti ynë i dashur s.a.s. na paralajmëroi kundër arrogancës (kibr):

الْكِبْرُ بَطَرُ الْحَقِّ وَغَمْطُ النَّاسِ

Arroganca është përçmim i së vërtetës (nga vetë-mashtrimi) dhe përbuzje ndaj njerëzve.         (Sahih Muslim) 

 

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: