Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët tuaj
Ne i dëmtojmë dhëmbët pa kuptuar, duke filluar që nga konsumimi i frutave të thata, apo i kafesë.Ngrënia e akullit tek pijet, temperatura e ulët tek kubat e akullit mund të shkaktojnë fraktura tek dhëmbët.
Ato mund të shkaktojnë çarje mikroskopike të smaltit, që mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha, me kalimin e kohës. Grimcat e akullit janë më pak të dëmshme sesa kubat e mëdhenj.
Frutat e thata janë tepër të dëmshme për dhëmbët
Ato kanë aciditete me shumicë, por ajo që i bën edhe më të dëmshëm është fakti se ato ngjiten dhe rrinë tek dhëmbët. Ujë i ngrohtë, limoni, çaji dhe kafja. Jo vetëm që lënë shenja në dhëmbë, por edhe i dëmtojnë deri në rrënjë.
Përdorimi i furçave të forta
Disa mendojnë se përdorimi i furçave me sipërfaqe të ashpër, pastron më mirë. Në fakt është e kundërta dhe sidomos tek të rriturit, mund të shkaktojë dëmtime serioze të smaltit.
Larja e shpeshtë e dhëmbëve
Larja e dhëmbëve dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë është e mjaftueshme. Të larit më shpesh mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve.
Ngrënja e frutave me tepricë
Frutat kanë aciditete me shumicë dhe tepër të dëmshme për dhëmbët. Janë një pako plot me sheqer, ku ushqehen bakteret dhe prodhohet acid me shumicë.