Frutat e thata

Bajamet, arrat, rrushi e fiqtë e thatë, lajthitë, gështenjat janë fruta tanimë të njohura. Gjatë ditëve të festave abuzojmë disi dhe ndihemi keq. Ato janë në fakt të pasura me kalori (disa si arrat e bajamet, kanë edhe yndyrna), kështu që përdorimi i tyre duhet të jetë i pakët dhe i rezervuar për dieta të ekuilibruara. Mënyra më e mirë për konsumimin e frutave të thata është përdorimi i tyre me qumësht në mëngjes; pra qumësht, copëza frutash të thata, drithëra, ndonjë copëz çokollatë. Ky në të vërtetë ishte mëngjesi i fshatarëve zviceranë, që u përdor më vonë, – pasi u pa vlera e lartë ushqyese – në të gjitha sanatoriumet e Alpeve.

Për të sëmurët me TBC, disa dhjetëvjeçarë më parë armët e pakta në dispozicion ishin ajri i freskët dhe ushqimi i shëndetshëm. Një mëngjes i tillë i pasur është ideal, sidomos për fëmijët që duhet të përballen me një ditë të ngarkuar studimesh apo me sport.

Përgatisni në shtëpi gjalpin me arra e bajame të ëmbla, pasi është i thjeshtë dhe ka veti terapeutike tepër të larta. Frutave të thata mund t’u shtohen disa fara vajore, të cilat japin energji, siç janë farat e lulediellit, të pasura me acide yndyrore të pangopura.

Postime të ngashme