Urtësitë e haxhit
S’ka dyshim se Haxhi është adhurim, i cili në vetvete ngërthen urtësi të shumta, por sa për ilustrim do t’i përmendim vetëm disa nga to.
– Haxhi është detyrim fetar, i cili ia mundëson njeriut ta kujtojë historinë e Profetit a.s., vuajtjet e tij, kontributin, angazhimet e tij për përhapjen e fesë islame etj. Në të njëjtën kohë, njeriut ia kujton edhe të kaluarën e profetëve të mëparshëm e në veçanti historinë e Ibrahimit a.s. dhe birit të tij, Ismailit a.s.
– Haxhi është adhurim i cili bën shlyerjen e gabimeve dhe mëkateve. Lidhur me këtë Profeti a.s. ka thënë:
وَ الْحَجُّ الْمَبْرُورُ لَيْسَ لَهُ جَزَاءٌ إِلَّا الْجَنَّةُ
“Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veç Xhenetit.” (Buhariu)
Haxhi, pra, është adhurim nëpërmes të cilit njeriu e falënderon Allahun xh.sh. për begatitë e dhuruara.