Detyrueshmëria e Haxhit

Kryerja e Haxhit është detyrim një herë në jetë. Kjo vërtetohet me rastin e zbritjes së ajetit Kur’anor:

وَ لِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ البَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً‏

Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabesë) është detyrim për atë që ka mundësi udhëtimi…” (Ali Imran: 97)

Kur e dëgjuan këtë ajet, një nga të pranishmit pyeti: – O i Dërguari i Allahut, a për çdo vit na është bërë Haxhi farz? -Jo, por vetëm një herë -, tha Profeti a.s. Për këtë çështje ekziston edhe konsensusi (ixhmai) i dijetarëve myslimanë.

Kjo, gjithashtu, argumentohet me hadithin, të cilin e transmeton Ebu Hurejra r.a.:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ خَطَبَنَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ فَقَالَ أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ فَرَضَ اللَّهُ عَلَيْكُمُ الْحَجَّ فَحُجُّوا فَقَالَ رَجُلٌ أَكُلَّ عَامٍ يَا رَسُولَ اللَّهِ فَسَكَتَ حَتَّى قَالَهَا ثَلَاثًا فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ لَوْ قُلْتُ نَعَمْ لَوَجَبَتْ وَ لَمَا اسْتَطَعْتُمْ

I Dërguari i Allahut mbajti një ligjëratë dhe mes të tjerash tha: O ju njerëz! Allahu jua ka bërë detyrim Haxhin, prandaj bëjeni atë. Një njeri i pranishëm nga mesi i tyre pyeti: – A për çdo vit, o i Dërguari i Allahut? Profeti heshti derisa njeriu përsëriti pyetjen tri herë, e pastaj Profeti a.s. tha: – Sikur të kisha thënë po, atëherë do t’u bëhej detyrim dhe ju mbase nuk do të mund ta kryenit.(Buhariu)

Pra, Haxhi është detyrim islam, është farz për ata që i plotësojnë kushtet, një herë brenda jetës së tyre. Detyrueshmëria e Haxhit vërtetohet me këtë ajet, në të cilin  Allahu xh.sh. thotë:

فِيهِ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ مَقَامُ إِبْرَاهِيمَ وَ مَنْ دَخَلَهُ كَانَ آمِنًا وَ لِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلًا وَ مَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ

Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabesë) është detyrim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk ka nevojë për (adhurimin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imran: 97)

Profeti a.s. ka thënë:

بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ شَهادَةِ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَ أَنَ مُحَمّدا رَسُولُ اللَهِ وَ إِقَامِ الصَّلَاةِ وَ إِيتَاءِ الزَّكَاةِ و الْحَجِّ وَ صَومِ رَمَضَانَ

Islami është ngritur mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër, përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit për ata që kanë mundësi.(Buhariu)

Postime të ngashme