Unë shkoj të ulem me sahabët dhe tabiinët…
Abdullah bin Mubarekut i thanë njëherë: “Pse nuk ulesh me ne pasi mbarojmë faljen?”
Ai u tha: “Unë shkoj të ulem me sahabët dhe tabiinët!”
Të çuditur i thamë: “Si mund të ulesh me ta, ndërkohë që ata kanë ndërruar jetë të gjithë?”
Ai iu përgjigj: “Unë shkoj dhe lexoj diturinë që kam grumbulluar dhe mes saj gjej transmetimet dhe veprat e tyre. Çfarë do të bëj me ju? Ju uleni dhe përgojoni njerëzit!”
Nëse nuk e ndërron shoqërinë e keqe nga e cila mund të rrethohesh, atëherë ti do të përfundosh i ndryshuar prej saj, por kjo mund të të kushtojë shumë në fund. Zgjidhi me urtësi shokët, mentorët dhe njerëzit me të cilët kalon kohën.