Unë pyes, Ai përgjigjet
Unë thashë: Jam shumë i vetmuar.
Ti the: …“Unë jam afër”. (Bakara-186)
Thashë : Po e di , Ti je afër, por unë jam larg Teje. A sikur të isha edhe unë afër Teje?
Ti the: “Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” (El’ Araf – 205)
Thashë : Edhe kjo kërkon ndihmën tënde.
Ti the: “A nuk dëshironi që All-llahu t’ju falë…” (Nur-22)
Thashë : Natyrisht unë dua shumë që Ti të më falësh.
Ti the: “Kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni sinqerisht ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.” (Hud-90)
Thashë: Unë jam shumë mëkatar, çfarë do të bëje Ti me të gjitha këto gjynahe?
Ti the: A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti? (Tevbe-104)
Thashë: Jam penduar shumë herë por përsëri kam gabuar, nuk kam më fytyrë.
Ti the: Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit, Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. (Gafir-2/3)
Thashë: Duke pasur kaq shumë gjynahe, për cilin gjynah të kërkoj falje më parë?!
Ti the: Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. (Zumer-53)
Thashë: Domethënë nëse kërkoj falje, përsëri do të më falësh?
Ti the: E kush i fal mëkatet përveç Allahut? (Ali Imran-135)
Thashë: Sa i mirë që je o Zoti im. Fjalët e tua prekin thellësinë e zemrës sime. Të dua shume o Zoti im.
Ti the: “Me të vërtetë Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që janë të pastër”.
Menjëherë thashë: O Zoti im, kë kam unë përveç Teje?
E Ti the: “A nuk i mjafton Allahu robit të tij?” (Zümer-36)
Thashë: Çfarë bëra unë që të me duash kaq shume dhe te besh kaq shume te mira për mua?
Ti the: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje! Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve”. (Ahzap-41/43)
Dhe thashë me vete: O Zoti im, të dua shumë.
*Përshtatur nga Arabishtja