Thënie rreth edukimit

Edukata është një kurorë. Kush e vë atë kurorë, shpëton nga çdo ngatërresë. Edhe ti po deshe të sigurohesh e të shpëtosh nga ngatërresat e të këqijat, duhet të përpiqesh të jesh gjithmonë i edukuar.

Ku ka edukatë, do të thotë se ka edhe kulturë. Njeriu pa edukatë edhe sikur të gëlltisë të gjitha bibliotekat, nuk mund të quhet i kulturuar. Një poet i vjetër ka thënë: “Dituri do të thotë të dish, veten tënde të kuptosh, e veten në s’e paç njohur, ç’të vlen aq shumë të lexosh”?

Një komb të edukuar mirë është e thjeshtë ta drejtosh, por e vështirë ta pushtosh.

Kushtojini rëndësi të veçantë edukimit të rinisë. Një neglizhim sado i vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shtrenjtë.

E ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin që merr rinia.

Mbrojtja dhe siguria më e madhe e një kombi dhe njëkohësisht më e lira, është edukimi i rinisë.

Postime të ngashme