Ç’është edukimi?

-Edukimi është arti i të rriturit të fëmijëve e të formimit të njerëzve.

-Edukimi është gatitja për jetën e plotë.

-Edukimi dhe arsimi janë të pandashëm. Nuk mund të edukosh pa dhënë dije dhe çdo dije vepron në edukim.

-Edukata është formimi i karakterit moral të njeriut.

-Edukimi i gruas është themeli i edukatës shoqërore, themeli i përparimit si shtet dhe si komb. Reforma e vërtetë në jetën tonë familjare vjen vetëm me anën e zhvillimit të edukimit të femrës.

-Edukimi që shkon në harmoni me interesin e përgjithshëm të shoqërisë synon formimin e një qytetari ideal, që e lakmon me gjithë shpirt të mirën, të vërtetën dhe të bukurën.

-Detyra kryesore e çdo edukimi është ta mësojë njeriun të jetojë në shoqëri.

-Nga edukimi siç duhet i fëmijëve varet mbarëvajtja e punëve të një vendi.

Postime të ngashme