Tërmetet nga këndvështrimi i besimtarit

Fenomenet e ndryshme natyrore të cilat ndodhin në tokë, si tërmetet, përmbytjet, tsunamet dhe fatëkeqësi të tjera, nuk janë asgjë tjetër veçse shenja dhe argumente të fuqisë së Allahut. Sipas këndvështrimit fetar në përgjithësi dhe atij Islam në veçanti asnjë ngjarje në botë apo në univers nuk është e rastësishme. Çdo lëvizje, ngjarje e ndodhi ka arsyet dhe urtësitë e saj. Edhe tërmetet të tillë janë. Pavarësisht se me çfarë shkaqesh e ka lidhur Allahu xh.sh tërmetin si proces, është vullneti dhe urdhëri i Tij që ato të ndodhin.
Tërmetet janë një paralajmërim për njerëzit të cilët janë zhytur vetëm në dëshirat e kësaj bote, duke harruar botën e përtejme, ahiretin. Por nuk duhen parë vetëm si ndëshkime apo paralajmërime, tërmetet janë edhe një shkak reflektimi për besimtarët. Parë në këndvështrimin historik, në përgjithësi tërmetet janë parë nga dijetarët si një tërheqje vëmendje për gjendjen e shoqërisë dhe si një apel për të mos bërë të këqija, sifomos padrejtësi ndaj shoqërisë apo të pajtohesh ose heshtësh përballë të keqes.
Ajo që këshillohet në raste të tilla është që të lutemi, për veten, familjen, të afërmit, për të gjithë bashkësinë Islame dhe për të gjithë njerëzit. Ndryshe nga kohet e tjera t’i jepemi lutjes dhe kërkimit të faljes, sepse një nga shkaqet kryesore pse Allahu e dredh tokën me tërmete janë gjynahet e shumta të njerëzve.

Duaja që bëhet në raste tërmetesh dhe fatkeqësish:

Zoti im! Ti je Allahu! S’ka zot tjetër veç Teje. Ti je i Pasuri dhe ne jemi të varfrit. Ne jemi robërit e Tu, bijë të robërve të Tu. Në dorën Tënde është jeta jonë. I shkuar/shkruar është për ne vlerësimi Yt. Drejtësi është për ne gjykimi Yt. Nuk ka strehim dhe shpëtim prej Teje, veçse tek Ti. Zoti im! Mbaji larg prej nesh fatkeqësitë, vullkanet, tërmetet, vështirësitë dhe të gjitha sprovat, të dukshmet dhe ato të fshehtat.
Zoti im! Amanet të qofshin Ty të gjithë besimtarët e besimtaret në këto vende. Zoti im! Mbroji ata. Ti je Mbrojtësi më i Mirë!

Islami dhe profeti Muhamed a.s, na këshillon që perveç lutjeve, të shtojmë dhënien e lëmoshës dhe ndihmesën ndaj personave në nevojë dhe të ndihmojmë çdokënd që ka nevojë në raste të tilla fatkeqësish. Të tregohet dhembshuri për të varfërit dhe nevojtarët, sepse profeti Muhamed a.s ka thënë: “Mëshironi ata që janë tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”
Bashkë me këto feja na mëson që të marrim edhe masa ndaj këtyre ndodhive, sepse Profeti Muhamed a.s aq sa lutej, po aq edhe i merrte masat kundrejt fatkeqësive të ndryshme.
Tërmeti mund të shihet edhe si dënim e ndëshkim, por jo medoemos. Ai është edhe sprove dhe falje mëkatesh për besimtarët. Ashtu siç ka thënë profeti Muhamed a.s: “Umeti (bashkësia) im është i mëshiruar. Për të nuk do të ketë ndëshkim në botën tjetër, por ndëshkimi i tyre në këtë botë do të jenë fitnet (përçarjet), tërmetet dhe vrasjet dhe në një tjetër thënie të tij, ai, Profeti i mëshirës na tregon se tërmetet janë larje gjynahesh për besimtarët.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: