Të veçohesh me qëllim adhurimi

Veçimi me qëllim adhurimi është shoqëruesi i ngushtë i heshtjes. Ata që e kanë zakon të adhurojnë në heshtje dhe ta kujtojnë vetëm Zotin, janë ndër më të shpërblyerit në Ahiret. Profeti (s.a.s.) ka thënë: “Të veçuarit (el-mufarridun) kanë ecur përpara”. Ata (sahabët) thanë: “O i Dërguari i Zotit, cilët janë ata të veçuarit?” Profeti (s.a.s.) u tha: “Ata janë burra dhe gra që e kujtojnë shumë Allahun”. El-Munawi e shpjegon këtë hadith, duke thënë: “Ata që janë të izoluar, janë ata që kërkojnë vetminë dhe largohen nga njerëzit, për të qenë vetëm-të lirë për të adhuruar, sikur dikush e veçon veten për t’iu përkushtuar Zotit”.

Praktikuar siç duhet, veçimi është një kurë për një zemër të rëndë. Ibn el-Kajim ka thënë: “Në zemër ka sëmundje që nuk mund të shërohen, veçse duke iu përgjigjur Zotit, në të është një ndjenjë e shkretë që nuk mund të hiqet, përveçse nga intimiteti me Të në vetmi (halvah).”

Omer Ibn Abdul Aziz ka thënë: “Të kujtosh Zotin e Plotfuqishëm është mirë, dhe të mendosh për bekimet e Zotit është akti më i mirë i adhurimit.”

Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Ky është një Shkrim i bekuar, të cilin Ne ta kemi zbritur ty, në mënyrë që njerëzit të mendojnë për mesazhet e Tij dhe ata që kanë mend të kenë kujdes.” [Kuran, 38: 29]

Postime të ngashme