Të rikujtosh atë që di…

Dijetarët tanë bënë dallim midis injorancës së thjeshtë (xhehl basit) dhe injorancës së përbërë (xhehl murrakab). Padituria e thjeshtë apo edhe e pafajshme, mund të shërohet. Injorancë e përbërë do të thotë që dikush të jetë injorant dhe bashkë me këtë, ai është i pavetëdijshëm për paditurinë e tij. Një hap më ekstrem është kur ky i fundit ka bindjen se është i ditur në lidhje me çështje të caktuara. Ky njeri mund të kthehet në rrezik për veten dhe shoqërinë. Nëse ai ka bindjen që di, edhe pse të ndërtuar këtë mbi bazën e paditurisë, atëherë ai e ka mbyllur derën e të mësuarit.

Në traditën tonë, të mësosh do të thotë të ripërmendësh, është një rigrumbullim i asaj që në të vërtetë dihet. Kjo është arsyeja që Kurani thotë: “Përmend!”…Bëji ata që të kujtojnë atë që tashmë e dinë. Çfarë është kjo që në të vërtetë dihet?

Ne dimë një marrëveshje të cilën e bëmë në një dimension tjetër, ajo ishte një marrëveshje e shenjtë. Ajo fillon me fjalën: “A nuk jam unë Zoti juaj?” Ne, në botën e shpirtrave u përgjigjëm: “Padyshim, Ti je Zoti ynë dhe ne dëshmojmë për këtë gjë.” Kjo botë është vendi i rikujtimit. Ajo ka të bëjë me përmendjen e një ekzistence të mëhershme. Ajo do të thotë të rigrumbullosh, të thërrasësh sërish.

Kjo është arsyeja që ne e quajmë atë përmendja e Allahut (dhikr Allah), sepse ne jemi duke përkujtuar atë që në të vërtetë e dimë. Ti nuk mund të përmendësh dikë, që nuk e ke njohur më herët. Kjo është forma më e lartë e njohjes në traditën tonë. Është të njohësh Zotin tënd. Kjo nuk mësohet më sot në institucionet moderne të mësimit. Ata e kanë hequr totalisht Zotin prej akademisë, prej shkencave sociale, prej shkencave fizike dhe gjithashtu prej traditave të etikës, të cilat mësohen sot..

Postime të ngashme

%d bloggers like this: