Nëna më ka porositur që të mos gënjej asnjëherë

Porositë që na ka dhënë nëna jonë kur ishim të vegjël nuk harrohen asnjëherë. Fjalët e saj janë të mbushura me mësime, dhembshuri dhe dashuri. Shumë prej nesh mjafton të ulemi e të mendojmë pak për porositë e saj për ne dhe do të kujtojmë shumë prej tyre. Sigurisht, edhe njerëzit më të mëdhenj ishin ushqyer që të vegjël me porositë madhështore të nënave të tyre. Mes këtyre njerëzve ishte edhe Imam i madh, Muhamed ibn Idris esh-Shāfi.

Ai ishte duke udhëtuar njëherë me një karvan të madh, të ciliu iu pre rruga, për t’u grabitur nga kusarët. Ata morën çfarë gjetën nga udhëtarët e tij dhe sikur të mos mjaftonte kjo, pytën nëse u kishte mbetur më gjë pa marrë. Mes karvanit u dëgjua zëri i Imam Shafiut, i cili u tha: “Ejani, kam diçka të fshehur brenda xhepit të veshjes sime.” Kryetari i banditëve u çudit dhe e pyeti: “Pse tregove, ne s’kishim për të ta gjetur sidoqoftë.” Ai iu përgjigj: “Nëna ime më ka porositur të mos gënjej kurrë dhe unë do ta zbatoj këshillën e saj deri në fund.”

Sipas informacioneve në lidhje me këtë ngjarje, ky qëndrim i Imam Shafiut do të ndikonte shumë te i pari i grupit të kusarëve. Ai do t’i rikujtonte vetes se i kishte dhënë një fjalë Allahut për ta adhuruar Atë, por s’e kishte mbajtur atë. Kjo ishte dita që ai dhe grupi i tij të pendoheshin. Ata ia rikthyen pasurinë e vjedhur njerëzve të karvanit, hoqën dorë nga vesi i tyre i keq dhe iu nënshtruan Zotit.

Ky është ndikimi i fjalës së drejtë dhe të sinqertë në zemrat e njerëzve!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: