Të mahniturit nga Kurani dhe transmetuesi i tij
Po ju paraqesim fjalën që ka shprehur Princi Bismark, një nga sundimtarët e mirënjohur gjermanë, në lidhje me fetë e ndryshme dhe veçanërisht rreth Islamit. Këto fjalë dëshmojnë se sa përpara do të shkojë Islami në perëndim.
Shpallja e Princit Bismarkut, një nga sociologët më të mëdhenj dhe veçanërisht një nga mendimtarët e shekullit të XIX-të rreth feve.
Studiova të gjithë librat e zbritur qiellorë, të feve të ndryshme, që pretendohen të kenë ardhur nga Lartësia Hyjnore për të udhëzuar njerëzimin. Ngaqë kanë pësuar ndryshime, në asnjërën prej tyre nuk gjeta urtësinë që kërkoja. Këto ligje ishin shumë larg asaj që të arrinin të siguronin lumturinë njerëzore. Por Kurani i myslimanëve është jashtë këtij kushti.
“Unë e studiova Kuranin në çdo aspekt dhe këndvështrim. Në çdo fjalë të tij kishte një urtësi të madhe. Edhe nëse pretendojnë që ky libër është fryt i mendjes personale të Profetit Muhamedit (s.a.s), të pretendosh shfaqen e kësaj mrekullie të tillë nga fenomeni më i përsosur, do të shprehte mbylljen e syve ndaj të vërtetës duke rënë pre e qëllimeve të këqija dhe inatit. Dhe kjo nuk është rezultat i kompromisit me anë të dijes dhe urtësisë. Unë pretendoj se Profeti Muhamed (s.a.s) është një fuqi e zgjedhur. Që tornoja e fuqisë hyjnore të sjellë në fushën e mundësive një të dytë, është larg çdo lloj probabiliteti.
O Muhamed! Jam shumë i pikëlluar që nuk jetova në të njëjtën epokë me ty. Ky libër që ti transmeton nuk është i yti dhe të mohosh që ai është nga Zoti i Plotfuqishëm, do të ishte qesharake sikurse të mendosh që dija është e panevojshme. Njerëzimi vetëm një herë ka arritur të shohë një fuqi madhështore si ti, dhe tani e tutje s’do mund ta shohë më. Për këtë arsye përkulem para teje me nderim e madhështi.” – Princi Bismark
Asnjëherë nuk ka ndodhur që një njeri të ketë arritur vetë me vullnet a pa vullnet një synim më të lartë pasi ky synim ishte mbinjerëzor. Përmbysja e besëtytnive që kishin hyrë midis njeriut e Zotit të tij; paraqitja e Krijuesit tek njeriu dhe ajo e njeriut tek Zoti (xh.xh.); mëkëmbja e idesë së shenjtë dhe racionale e Hyjnisë, në mes të kaosit të materialit dhe zotërave të shfytyruar të idhujtarisë që ekzistonin atëherë. Asnjëherë një njeri nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë, i cili kalon shumë përtej fuqisë njerëzore dhe me aq mjete të dobëta, sepse ai për konceptin dhe për zbatimin e atij synimi të madh, nuk kishte asnjë instrument tjetër përveç vetes së tij dhe asnjë ndihmë përveçse një grusht njerëzish që jetonin në një qoshe të shkretëtirës. Së fundi, kurrë nuk ka ndodhur që dikush të ketë realizuar një revolucion aq të madh e të vazhdueshëm në botë, sepse më pak se dy shekuj pas shfaqjes së tij, Islami, në besim e në ushtri, sundoi të gjithë Arabinë, zotëroi në emër të Zotit Persinë, Harasanin, Indinë Perëndimore, Sirinë, Abisininë, të gjithë kontinentin e njohur të Afrikës së Veriut, shumë ishuj të Mesdheut, Spanjën dhe një pjesë të Galit.
Në qoftë se madhështia e qëllimit, pakica e mjeteve dhe rezultatet e habitshme janë tre kriteret e gjenisë njerëzore, atëherë kush guxon të krahasojë një njeri të madh me Muhamedin (s.a.s)?! Njerëzit më të shquar formuan vetëm armë, ligje e perandori. Ata nuk gjetën ndonjë gjë më shumë se sa fuqi materiale të cilat shpesh u thërrmuan përpara syve të tyre. Ky njeri, Muhamedi (s.a.s), nuk lëvizi vetëm ushtri, legjislacione, perandori, popuj e dinasti, por miliona njerëz në një të tretën e banorëve të botës së atëhershme. Më shumë se kaq, ai lëvizi altarët, zotërat fallso, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat. Në bazë të “Librit”, çdo shkronjë e të cilit u bë ligj, ai formoi një nacionalitet që bashkoi popujt e çdo gjuhe e të çdo race. Ai na ka lënë veçoritë e paharrueshme të këtij nacionaliteti (umeti) mysliman, urrejtjen për zotërat e shfytyruar dhe dashurinë për një Zot të pashembëllt. Ky patriotizëm hakmarrës kundra dhunimit të hyjnisë, formoi virtytin e ndjekësve të Muhamedit (s.a.s.).
Pushtimi i një të tretës së tokës për besimin e pastër ishte mrekullia e tij. Ideja e njësimit të Zotit (xh.xh), e shpallur në mes të kapitjes së teogonive përrallore, ishte në vetvete një mrekulli e tillë saqë me të dalë nga buzët e tij, shkatërroi të gjithë tempujt e lashtë të idhujve dhe i vu zjarrin një të tretës së botës. Jeta e tij, mendimet, lufta heroike kundër besëtytnive të vendit të tij, trimëria në sfidimin e tërbimit të idhujtarisë, qëndrueshmëria e tij duke i duruar për trembëdhjetë vjet në Mekë, pranimi nga ana e tij për të marrë rrolin e nënçmimit të hapur (ndaj supersticioneve) dhe pranimi për të rënë për shokët e vendit të tij; të gjitha këto dhe së fundi, predikimi i tij i pandërprerë, luftërat e vazhdueshme kundër pabarazive e mosmarrëveshjeve, besimi i tij në suksesin e në sigurinë e tij mbinjerëzore në raste fatkeqësish, vetëpërmbajtja e tij në fitore, ambicia e tij që i ishte kushtuar krejtësisht një ideje dhe në asnjë mënyrë luftës për të ngritur perandori; lutjet e tij të pandërprera, komunikimi i tij mistik me Zotin (xh.xh), vdekja dhe triumfi i tij pas vdekjes; të gjitha këto dëshmojnë jo mashtrim, por bindje të fortë për vërtetësinë e tij.
Ishte pikërisht kjo bindje që i dha atij fuqinë për të mëkëmbur besimin. Ky besim ishte i dyfishtë: Njësimi i Zotit dhe Hyjnia e Tij e pashembullt. E para tregon se ç’është Zoti (xh.xh) dhe e dyta tregon çfarë ai nuk është.
Filozofi, oratori, apostulli, ligjvënësi, luftëtari, pushtuesi i ideve, mëkëmbësi i ideve racionale i një lufte pa imazhe, themeluesi i njëzet shteteve tokësore e i një shteti shpirtëror, ai ishte Muhamedi (s.a.s). Siç e vlerësojnë të gjitha standardet, me anë të të cilave mund të peshohet madhështia humane. Më mirë mund të pyesni: A ka ndonjë njeri më të madh se ai? – Historiani Francez La Martine
PËRFUNDIM
Të vërtetat Kuranore, megjithëse janë aq të qarta, përse disa njerëz kundërshtojnë shpalljet e tij kur edhe të menduarit të diskutimit të tij do të ishte e kotë?
Mesa duket, përgjigja e kësaj pyetje lidhet me dobësinë e mosnënshtrimit të shpirtrave të mundur, përballë dëshirave dhe nefsit, me ndjenjën e shejtanit që është armik i tij që në krijimin e njeriut. Por ata le të kundërshtojnë sa të duan dhe le të përpiqen sa të munden për të shuar dritën e Islamit:
“Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm veten e vet, e kush e humb (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit.” (Isra,15)
Për sa na takon ne: “I besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.” (Al Imran 114)