Të folurit është një mirësi!..

Sipas rrëfimit të Ebu Hurejres, Profeti (paqja qoftë mbi Të!) ka thënë:

«Fjala e bukur është sadaka!»

Të folurit është një privilegj specifik për njeriun. Çdo gjallese i është dhuruar një mënyrë e posaçme komunikimi brenda llojit. Vetëm njeriut i është dhënë aftësia për t’u shprehur njëkohësisht përmes gjesteve, tingujve, gjendjes emocionale dhe gjuhës së folur.

Njeriu është i aftë të mësojë shumë gjuhë të huaja, të komunikojë në mënyrë akademike dhe të artikulojë në forma të shumëllojshme.

Me qëllim që ndjenjat tona, mendimet, idetë dhe kërkesat të përcillen më së miri te njëri-tjetri, Allahu i Lartë ia mësoi njeriut të parë, Ademit (a.s) emrin e çdo gjëje. Kur Ademi ua tregoi këto emra engjëjve ata e kuptuan epërsinë dhe veçantinë e tij.

Njeriu i cili zotëron një dhunti kaq të veçantë prej Bamirësisë Hyjnore, duhet të falënderojë përsëri me të njëjtin mjet: me një gjuhë të bukur.

Fjala më e bukur!

Allahu është Thënësi i fjalës më të bukur! Ai është Zoti i Kuranit plot urtësi që i mëson njeriut delikatesën në të shprehur. Kurani është një mrekulli gjuhësore e paarritshme.

Allahu që është njohësi më i mirë i së bukurës, falë mirësisë së Tij, e konsideron të folurit bukur si sadaka. Ai e përmend kështu fjalën e bukur në një ajet kuranor:

« Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin. Fjala e keqe është si pema e keqe: me rrënjë të shkulura, e paqëndrueshme për ekzistencë.» (Ibrahim: 24-26)

Të jesh fytyrëqeshur dhe fjalëëmbël…

«…dhe me besimtarët sillu butë! » Hashr:88

« Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. » (Al-i Imran:159)

Kurani i ka zbritur profetit Muhamed (paqja qoftë mbi Të!), kështu që çdo urdhëresë i drejtohet më së pari atij. Mirëpo e vërteta është se Ai (a.s.) ishte zotërues i një morali kuranor. Andaj në të vërtetë janë besimtarët ata që duhet të përfitojnë nga ajetet e mësipërme.

Na mësohet se duhet të jemi të butë karshi njëri-tjetrit dhe se sjelljet, apo qëndrimet tona të vrazhda, i largojnë njerëzit prej nesh.

Ajeti i dytë ka zbritur pas betejës së Uhudit. Profeti (a.s.) nuk i qortoi ata besimtarë që nuk i’u bindën urdhrit të Tij, nuk ua zuri në gojë gabimet, as nuk i la të ndiheshin në faj.

 

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: