SYNETET E HAXHIT
Synetet e Haxhit janë të shumë, por në vazhdim do t’i theksojmë disa nga ato:
- Pastrimi për të hyrë në ihram.
- Veshja e ihrameve (izarit dhe ridasë), të cilët është mirë që të jenë të rinj dhe të bardhë.
- Parfumosja para se të vishet ihrami dhe falja e dy rekateve namaz, për të dyja gjinitë.
- Është synet që sa më shumë të përsëritet telbija.
- Tauaful kudum (i arritjes).
- Që sa më shumë ta shtojë salavatin mbi Profetin s.
- Përshëndetja e Gurit të Zi të Qabesë.
- Zbulimi i krahut së djathtë të ihramit, vetëm për burra, gjatë tavafit në të gjitha sjelljet.
- Vrapimi mes dy shenjave të gjelbra, gjatë kryerjes së sa’jit.
- Ta ruajë gjuhën nga bisedat e padobishme edhe nëse janë të lejuara, gjithashtu nga fjalët e pahijshme, sepse ruajtja e gjuhës nga fjalët e ndaluara është vaxhib.
- Bujtja në Muzdelife Natën e Bajramit.
- Falja e namazit të sabahut në kohën e vet në Muzdelife, pastaj udhëtimi për në Mina, para se të lindë dielli.
- Gjuajtja e guralecëve ditën e parë të bëhet prej kohës së lindjes së diellit e deri në zenit.
- Në ditët tjera gjuajtja e guralecëve të bëhet mes zenitit dhe perëndimit të diellit.
- Burrat ta thonë telbien me zë aq të lartë sa të mos i pengojnë dhe shqetësojnë të tjerët.
- Tavafi farz (tauafuz-zijareti) të bëhet ditën e parë të Bajramit.