Sunetet e Profetit Muhamed s.a.s, ditën e Bajramit
- Të presësh bajramin me Tekbir (të thuash Allahu Ekber)
Profeti (s.a.s) pas namazit të akshamit ditën e arafasë deri në faljen e namazit të bajramit thoshte vazhdimisht tekbire. Allahu i Lartë thotë në Kuranin fisnik: “ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ Që ta madhëroni Allahun se ju udhëzoi dhe që të falënderoni.” (Surja Bekare, 185)
- Marrja gusul
Profeti (s.a.s.) në ditën e Arafesë dhe në bajrame para se të shkonte të falej merrte gusul, dhe po ashtu, e këshillonte edhe familjen e Tij që të merrnin gusul.
- Veshja e rrobave të pastra e të bukura
- Të lyesh me aromë të mirë.
- Të pastrosh dhëmbët me misvak.
- Ngrënia e gjërave të ëmbla si hurmat apo diçka tjetër para namazit të Fitër Bajramit (pas Ramazit); mosngrënia e asgjëje pa u kthyer nga namazi i Kurban Bajramit.
- Të shkosh në këmbë në vendin ku do të falësh bajramin.
- Të përdorësh rrugë të ndryshme gjatë kthimit nga xhamia me atë të shkuarjes.
- Të jesh i buzëqeshur.
- Të thuash tekbire gjatë rrugës.
- Të japësh lëmoshë (sadaka).
- Të falësh namazin e bajramit e të dëgjosh hytben më pas.
- Të bësh dua duke shpresuar te bereqeti i kësaj dite që të jesh i pastruar nga gjynahet.
- Të falësh bajramin dhe kur të kthehesh në shtëpi të falësh 2 rekate namaz.
- Të përshëndesësh njerëzit dhe t’i urosh bajramin.
- Të vizitosh njerëzit e afërm për t’i uruar bajramin.
- Të presësh miq në shtëpi dhe t’i gostitësh.
- T’i kënaqësh fëmijët, veçanërisht të varfrit dhe jetimët.
- Të shtosh thënien e shprehjeve të tekbirit (Allahu ekber Allahu ekber, Lâ ilâhe illallahu uallahu ekber. Allahu ekber ue lillahi’l-hamd), tehlil (Lâ ilâhe il’lallah) dhe tehmid (Elhamdulilah).
- Natën e bajramit ta kalosh me adhurim dhe lutje.