Cilat profesione ka ushtruar Profeti Muhamed s.a.s?

Sipas Profetit tonë s.a.s, fitimi më i mirë i personit është fitimi më i pastër, ai i fituar nga mundi i tij. Asnjë profet nuk ka pritur nga njerëzit, por ka punuar dhe ka fituar vetë.

Edhe profetët më përpara edhe i Dërguari i Allahut s.a.s, kanë pasur profesione të ndryshme. Por në kohë të caktuara ata i jepnin përparësi profesioneve të caktuara. Idrisi a.s ishte rrobaqepës, Nuhu a.s ishte detar, Davudi a.s ishte hekurpunues, Zekerija a.s ishte zdrukthtar, këto janë disa nga profetët që njihen me profesionet e tyre.

I Dërguari i Allahut s.a.s ka qenë bari në fëmijërinë e tij, pastaj në rininë e tij dhe më vonë është marrë me tregti. Kështu që ajo që i tërhoqi vëmendjen Hatixhes r.a ishte korrektësia, besnikëria, mirësjellja dhe drejtësia që tregoi Profeti Muhamed s.a.s gjatë kohës që merrej me tregti.

Ndërsa pas profetësisë disa nga profesionet e Tij a.s mund të llogariten si drejtues shteti, komandat ushtrie, gjykatës, kryetar në sipërmarrjet e përbashkëta, mësues, imam, predikues, administrator.

Megjithatë, përveç të gjitha këtyre, Ai s.a.s si “profesion dhe punë” kishte të udhëhiqte njerëzimin për në paqe, duke kujtuar qëllimin e krijimit dhe duke treguar rrugët drejt udhëzimit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: