Rëndësia e aktivitetit fizik

1. Ushtrimet mbajnë në kontroll peshën
Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e peshës nën kontroll ose në uljen e peshës. Kur merreni me aktivitet fizik, ju digjni kalori. Sa më intensiv aktiviteti, aq më shumë kalori digjni. Nuk keni nevojë për shumë kohë për ushtrime që çojnë në ulje peshe. Ju mund të ushtroheni çdo ditë në shtëpi duke ndjekur programe që ju instruktojnë apo duke ushtruar edhe ushtrime të thjeshta.

2. Ushtrimet ndihmojnë në shëndetin tuaj
Pavarësisht peshës suaj, të qenurit aktiv rrit vlerat e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet e këqija. Kjo gjë e bën gjakun tuaj të qarkullojë më lehtë dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në parandalimin ose menaxhimin e problemeve të zemrës, diabetit, depresionit, llojeve të ndryshme të kancerit, artritit, etj.

3. Ushtrimet përmirësojnë humorin
Aktiviteti fizik stimulon kimikate të ndryshme të trurit që ju bëjnë të ndiheni më të lumtur e më të qetë. Gjithashtu, kur stërviteni rregullisht, mund të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme, gjë që rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

4. Ushtrimet ju bëjnë më energjik
Aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë forcën e muskujve dhe të rrisë qëndrueshmërinë tuaj. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik çojnë oksigjenin dhe lendet ushqyese në inde dhe ndihmojnë sistemin kardiovaskular të punojë më mirë. Dhe kur zemra dhe mushkëritë punojnë më mirë, ju keni më shumë energji për punët e përditshme.

5. Ushtrimet ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor
Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni gjumë më të thellë, duke rritur cilesine e gjumit tuaj. Por mos u ushtroni në orët e vona të darkës, sepse do të jeni shumë energjikë dhe do ta keni vështirë të flini.

6. Ushtrimet sjellin kënaqësi
Ushtrimet dhe aktiviteti fizik janë një mënyrë e kënaqshme për të kaluar kohën. Ato ju japin mundësinë për të kaluar një kohë të mirë qoftë edhe brenda shtëpisë, për t’u angazhuar në aktivitete që ju pëlqejnë.

7. Mund të ndihmojë shëndetin e lëkurës tuaj
Lëkura juaj mund të ndikohet nga sasia e stresit oksidativ në trupin tuaj, i cili ndodh që kur mbrojtjet antioksiduese të trupit tuaj nuk e riparojnë tërësisht dëmin e krijuar nga radikalet e lira, bëjnë të mundur që të rritet stresi oksidativ dhe pasojat e tij në lëkurën tuaj. Ushtrimet rrisin prodhimin e antioksidantëve natyralë të trupit tuaj, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

8. Përmirësojnë përqendrimin dhe rrisin motivimin
Ushtrimet e rregullta fizike e rrisin lirimin e kimikateve si dopamina dhe serotonina, të cilat e përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin.

9.Ushtrimet fizike rrisin vetëbesimin
Përmirësimet në trup dhe në formë të trupit normalisht se ju ndihmojnë të keni më shumë vetëbesim.

10. Efekti i ushtrimeve fizike në sjellje
Ushtrimet fizike përmirësojnë përqëndrimin e një personi, karakterizojnë jo vetëm formën e trupit, por edhe funksionin e gjendjes së aparatit motorik. Formimi i përqëndrimit të plotë shoqërohet me rritjen e lëvizshmërisë së nyjeve, veçanërisht në nyjet ndërvertebrale. Po aq e rëndësishme është formimi i aparatit neuromuskular të trupit – aftësia e muskujve për t’u çlodhur dhe për t’u shtrirë. Zhvillimi i mirë i muskujve të shpinës është një kusht i rëndësishëm për formimin e qëndrimit të duhur, ka një efekt pozitiv në veprimtarinë e sistemeve të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut. Ne jetojmë në një botë ku rregullisht ankohemi se jemi të lodhur. Megjithatë, një stërvitje e mirë do t’ju bëjë më të lodhur fizikisht, por ju ndihmon të flini më mirë dhe të pushoni më shumë. Mos harroni të ushtroheni dhe njëkohësisht të hani mirë, për të forcuar imunitetin dhe për t’u ndjerë energjikë.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: