Si t’i fitoj lutjet e sinqerta të njerëzve?

Ibn Abbasi (r.a.) transmeton: Njëherë Profeti (a.s.) u fut në tualet dhe unë vendosa jashtë tij një enë me ujë, në mënyrë që ai të merrte abdes. Ai pyeti: “Kush e ka vendosur këtë këtu?” Njerëzit e pranishëm e informuan që kisha qenë unë dhe ai kishte thënë: “O Allah! Mundësoji atij kuptim të thellë në çështjet e fesë!” (Buhariu)

Nuk duhet neglizhuar asnjëherë vlera që ka shërbimi ndaj të tjerëve. Aktet e shërbimit ndaj të tjerëve hapin zemrat e njerëzve dhe brenda tyre kultivohet dashuria ndaj atyre që u ndihmojnë. Një çast i shkurtër i një shërbimi të sinqertë ,sjell lutje të sinqerta nga zemrat e njerëzve dhe ato lutje ndikojnë drejtpërdrejt jetën tonë. Ibn Abbasi (r.a.) u bë njëri prej dijetarëve më të mëdhenj që ka ecur mbi sipërfaqen e tokës.

Postime të ngashme