Mos e humb shpresën nga mëshira e Allahut

Dikush erdhi te Profeti (a.s.) dhe i tha: “Ah, gjynahet e mia! Ah, gjynahet e mia!” Ai e përsëriti dy apo tri herë këtë thënie. Profeti Muhamed (a.s.) e mësoi të thoshte kështu: “Thuaj! O Allah, Falja jote është më e madhe sesa gjynahet e mia dhe unë shpresoj te Ti, më shumë sesa shpresoj te veprat e mia.”

اللهم مغفرتك أوسع من ذنوبي ورحمتك أرجى عندي من عملي

“Allahumme magfiratuka eus’a min dhunūbi ue rrahmetuke errxhā ‘indi min ‘ameli.”

Ai njeri e lexoi atë lutje dhe Profeti (a.s.) i kërkoi që ta thoshte sërish. Ai e lexoi dhe Profeti i tha edhe njëherë që ta lexonte sërish. Më pas i tha: “Çohu, Allahu të ka falur.”

Këtë ngjarje e transmeton Imam Hakimi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: