Si duhet të jetë kriteri i mirëkuptimit për një musliman?
Mirëkuptimi është një cilësi muslimane. Çdo musliman duhet të jetë i pajisur me ketë cilësi. Mirëkuptimi është një element zbutës për zemrat. Edhe ndikimi tek të tjerët për të pranuar të vërtetat, vetëm me të mund të realizohet. Bashkë me këtë, sado që të jetë një shprehi e bukur mirëkuptimi, duhet qëndruar brënda dimensionesh të caktuara e të ekulibruara pa rënë në qëndrime ekstreme (1). Përballë çfarëdo veprimesh të këqija të kryera kundër personit të vet, i Dërguari i Allahut, me sa mundësi që të kishte, sillej me mirëkuptim, veçse kur bëhej fjalë për të drejtat e dikujt tjetër ose kur sulmoheshin parimet e fesë, kthehej në një luan që bulëron dhe s’i rrihej në një vënd gjersa të shkonte e drejta në vend dhe të mbyllej ajo ngatërresë. Nuk i kishte thënë as edhe një fjalë të vetme atij pasuesit që s’kishte rrokur dot edukatën e të dëgjuarit të urdhrit dhe që ishte bërë shkaktar i një disfate qoftë edhe të përkohshme dhe në asnjë mënyrë s’ishte sjellë ashpër… Kish kundërvepruar me buzëqeshje ndaj një personi që e kish kapur për jake duke i kërkuar të drejtën dhe u kishte thënë njerëzve të tij përreth: jepini të drejtën këtij. Të gjitha këto, nga pikpamja e faktimit të klimës së gjërë e të mirëkuptimit të tij, jane vetëm nja dy shembuj midis tablove që duhen soditur duke marrë mësim. Kurse shpallja e faljes së përgjithshme që bëri ai në triumfin e Mekës, është marramendëse dhe e thellë aq sa njeriu i sotëm ende s’ka mundur ta përfytyrojë një gjë të tillë. Po, mirëkuptimi i të Dërguarit të Allahut kaq i gjerë ishte. Pati edhe muslimanë të mashtruar midis atyre që patën shpifur ndaj nënës sonë Aishe dhe që patën hedhur baltë mbi zotëruesin e një nderi të lartë (2), ndaj virtytit të së cilës ndiheshin ziliqarë edhe engjëjt në qiej, ndaj nënës sonë tepër të pastër, për të cilën do të bënim fli mijëra e qindra mijëra nëna e që dheu ku pati shkelur, do t’ia merrnim do t’ia fërkonim fytyrës. Njëri nga këta pat qënë edhe Hasa b. Sabiti. Ky poet i bekuar i të Dërguarit s’dihet se ishte mashtruar nga një hipokrit, ishte bindur dhe, duke u besuar fjalëve të tyre, kishte hyrë në rrjetën e shpifjeve. Më pas kishte zbritur ajeti dhe, pasi ishte provuar virtyti i nënës sonë me anë të Revelacionit, ata ishin dënuar me rrahje për shpifje (30). Në këtë mes kaluan vite. Hasan b. Sabiti ishte plakur mjaft dhe e kishte humbur shikimin. Lexonte ditirambe (4) pranë nënës sonë Aishe. Në mes dëgjuesve ndodhej edhe Urve, nipi i Hz. Aishe. Me që e dinte ngjarjen, bartte në zemër një urrejtje të fshehtë ndaj Hasan b. Sabitit, prandaj i drejtohet ashpër tezes së vet: Çështë kjo që e pranon këtë burrë dhe e dëgjon? Dhe nëna jonë i përgjigjet kështu: Pusho, ej Ure! Dëgjova të Dërguarin e Allahut duke u lutur per të: “ O Zot! Forcoje atë me shpirtin e shenjtë!” (5) Nga ata që patën hyrë në atë rrjet, ishte edhe Mistaku. Ndërkaq, Hz. Omeri pat marrë përsipër kujdesjen për të dhe vazhdonte ta ndihmonte te paprerë atë familje për të gjitha nevojat e saj. Kur emri i Mistakut ishte përzier në shpifje, Hz. Ebu Bekri pat thënë se nuk do ta ndihmonte më Mistakun. Shpirti i ishte djegur keq. Por pati zbritur menjëherë nga qielli një mesazh që thoshte kështu: Të ndershmit dhe të pasurit nga ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmëve, të varfërve dhe atyre që për hir të Allahut lanë vendlindjen e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zenë me të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu fal dhe mëshiron shumë. (Kur’ani, Nur:22)
Njeriu që ishte i besuar se nuk do ta ndihmonte më Mistakun, heq dorë menjëherë nga betimi, bën pagesën përgjegjëse (6) të betimit dhe sikur të mos kish ndodhur gjë, vazhdon ta mbajë Mistakun nën mbrojtje e kujdes… Këto janë nga shembujt e mirëkuptimit të një muslimani ndaj veprimeve më të shëmtuara të kryera ndaj personit. Një provë me të vërtetë kaq të vështirë kishin kaluar me sukses ata. Dhe sa e sa mësime e shembuj ka tek ta për njerëzit që i kanë vënë supet detyrës për të përhapur të vërtetën. Edhe njerëzit e kauzës në ditët e sotme do ta tregojnë të vërtetën dhe do t’i fitojnë zemrat duke hyrë nëpër ndërgjegjet
me anë të butësisë së zemrave të veta. Ashtu siç inati, ashpërsia dhe sjellja e trashë nuk janë treguar të dobishëm as në ditët tona. Kurse atmosfera e ngrohtë e mirëkuptimit sa e sa male akujsh ka shkrirë. Sa e sa armiq që patën dalë në rrugë për të vrarë të Dërguarin e Allahut, në sajë të mirëkuptimit të tij patën jetën, patën hyrë në Islam dhe qenë bërë miqtë më besnikë të tij. A nuk ishte mirëkuptimi i të Dërguarit të Allahut që e pati përgjunjur Omerin? A nuk ishte tufani prej drite nga bota e mirëkuptimit të Profetit që e pati çarmatosur Halidin (Halid b. Velidin) e që ia pati shpërndarë errësirat e zemrës? Edhe Providenca Hyjnore këtë kërkon nga ata që e përhapin fenë e Tij. Edhe pse e dinte në diturinë e Tij eterne se Faraoni nuk do të vihej në udhën e drejtë, duke i dërguar tek ai Hz. Musa dhe Harunin (a.s), i urdhëronte të përdornin ndaj tij një gjuhë të butë dhe u thoshte: atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet. (Kur’ani, Taha:44) Po, përballë atyre që sillen kundër nesh në mënyrë intasigjente, fanatike dhe, për llogari të mohimit, në mënyrë regresive, jemi të detyruar të përgjigjemi me mirëkuptim, me elaticitet, duke vënë edukatën burrërore që i ka hije një besimtari. Botëkuptimi i etikës që na e mësoi Kur’ani, e kërkon që të jemi të tillë. “(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke ruajtur karakterin e vet.” (Kur’ani, Furkan:72) Parimi që duhet mbajtur parasysh vazhdimisht nga një besimtar në planin individual, janë këto fjalë të Zotit tonë: “… e në se nuk merrni masa, nuk ua veni veshin dhe i falni, ta dini se Allahu është mëkatfalës, mëshirues. (Kur’ani, Tegabun: 14) Ai që do që Providenca Hyjnore të jetë ndaj tij mëshirues e mëkatfalës, duhet të pajiset me moralin e Tij dhe ta bëjë mirëkuptimin një fragment të pandarë të krakterit të tij. Njeriu me mirëkuptim, në çdo faqe të jetës firon dhe asnjëherë nuk humbet. Sigurimi i ekzistencës së nesërme duke jetuar sot, është një dimension urtësish dhe një dhuratë hyjnore e posaçme vetëm për njerëzit me mirëkuptim; ata që e kanë fituar këtë, janë trashëgimtarët e vetëm të botës së të ardhmes.
Shënime:
1) Në origjinal: ifrat-tefrit (arab.)
2) Në origjinal: damen-i mualla (arab.)
3) Në origjinal: Hadd-i kazif (arab.), dënim ligjor i dhënë
dikujt që bën shpifje për shkelje kurore kundër një gruaje të
ndershme.
4) Në origjinal: medhije (arab.)
5) Në origjinal: Ruhu’l Kudus një nga emrat e Xhebrailit;
Shpirti i Shenjtë, Shpirti Hyjnor
6) Në origjinal: Kefaret (arab.)