Vlerësimi i botës me kushtet e sotme

Bota është një nga shumë etapat ku vijmë e kalojmë. Disa ajete të Kur’anit Fisnik dhe shumë porosi të nderuara të Profetit tonë (s.a.s) janë kah na e tregojnë këtë e kah na tërheqin vëmendjen për këtë. Në rrugën tejet të gjatë, nga bota e shpirtrave në barkun e nënës, që atje në jetën e kësaj bote e pastaj, duke kapërcyer periudhat e fëmijërisë, rinisë, pjekurisë dhe pleqërisë, në varr (në botën e ndërmjetme) e prej tyre në përjetësi, njerëzit vijën në këtë botë vetëm për pak ditë. Sigurisht, kjo botë është për njeriun vetëm për pak ditë. Në një porosinë e tij të nderuar, i Dërguari i Allahut e përcakton këtë si prehje nën hijen e një peme. Njeriu është një udhëtar dhe, me qëllim që të bëjë pak pushim në këtë rrugë të gjatë, kishte dashur të prehej pak nën hijen e një peme.

Bota nuk është për të një konak ku do të rrijë përgjithmonë, përkundrazi, është vendi ku do të qëndrojë si vizitor i ftuar për një kohë të shkurtër. Vatani ynë origjinal është bota e shpirtrave. Ne erdhëm prej atje këtu duke veshur rrobën-kufomë. Këtu do t’i japim trajtë jetës sonë të amshuar dhe do të kthehemi prapë në vatanin tonë të origjinës. Nga ky këndvështrim duhet trajtuar vlera e kësaj bote në lidhje me ne.

Besimtari është njeriu i ekuilibrit. Si në çdo subjekt, edhe në këtë që po e trajtojmë, duhet të dijë si ta mbrojë veten nga goditjet vdekjeprurëse të qëndrimeve ekstreme. Dhënia rëndësi botës për aq sa do të mbetet në të dhe përjetësisë për se kohë do të mbetet në të, gjithsesi do të bëhet peshorja e farmacisë që do t’ia sigurojë ekulibrin. Ja se si na e përcakton Kur’ani i Madhnueshëm këtë ekuilibër: Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër e mos le mangut atë që të takon nga kjo botë… (Kur’ani, Kasas: 77). Ç’ka na dhënë ne Zoti ynë? Mendje, zemër, shpirt, kufomë (trup), shëndet, gjallëri, rini e sa e sa të mira; të gjitha këto janë një kapital bazë e një pasuri. Përjetësia me këto do të blihet. Kjo specifikë trajtohet kështu në një ajet tjetër: Allahu bleu prej besimtarëve shpritrat dhe pasurinë e tyre në Xhenet(Kur’ani, Tevbe:111).
Në këtë tregti, ai që jep mallra të përkohshme e të vdekshme, është njeriu, kurse Allahu dhuron gjëra të përhershme e të pakonsumueshme. Është si pasojë e një akti dhe marrëveshjeje të tillë që Kur’ani na rekomandon të bëjmë kërkime për jetën e amshuar. Sigurisht, ajo që duhet të përbëjë perspektivën tonë dhe fokusin ku duhet të përqendrohen të gjitha veprimet tona, duhet të jetë, në mënyrë të kushtëzuar, zelli dhe energjia për të fituar jetën e amshuar. Sepse atje do të mbetemi përjetësisht. Dhe kjo botë është baza e vetme e hapur në emër të fitimit të amshimit, të jetës së pasosur. Në ajetin e mësipërm, rekomandohet të mos harrojmë edhe marrim pjesën që na takon nga kjo botë. Vetëm se këtu, edhe forma, edhe mënyra e të shprehurit, janë në cilësinë e tërheqjes së vëmendjes se përsëri, ana që duhet të zgjedhim si synim dhe qëllim të vërtetë, është vatani i jetës së pasosur, sepse atje njeriu do të zhvillohet plotësisht. Po qe se ia përngjasojnë një druri që jeshilon, rritet e zgjatet drejt qiellit. Po, në Parajsë të gjitha ndjenjat e kënaqësisë aq shumë do të zhvillohen, sa kjo do të shkojë gjer mijë për mijë, ndërsa në botë ky raport është vetëm një a dy mijë. Veçanërisht në Parajsë besimtarët do të mund ta sodisin edhe Bukurinë e Allahut dhe shfaqja e Tij vetëm për një çast është kënaqësindjellëse më tepër nga mijëra vjet jete parajsore. Prandaj njeriu me këtë kriter duhet ta vlerësojë domosdoshmërinë e parapëlqimit të njërës prej dy jetëve. Për një rob, me ç’mund të ndërrohet tjetër fatbardhësia e të parit të Zotit të vet? Sidomos fitimi i miratimit dhe i kënaqësisë së Zotit të vet, për në njeri, është një e mirë, një bekim i tillë i madh, sa nuk do të këmbehej me asnjë përfitim ose gradë tjetër, i tillë sa, pranë këtij bekimi të madh, Parajsa me të gjithë shkëlqimin e vet, madje, mbetet e zbehtë!
Edhe Kur’ani i Madhnueshëm e prezanton këtë si një bekim dhe favor të madh: Kurse miratimi i Zotit është më i madhi (Kur’ani, Tevbe-72). Madje, në porosinë profetike kjo tregohet kështu: Pasi Allahu (Xh.Xh) të ketë shtënë besimtarët në Parajsë e mohuesit në Ferr, do t’i pyesë robërit besimtarë: A jeni të kënaqur prej meje? Dhe ata do të përgjigjen: Si mund të mos jem të kënaqur me ty me gjithë këtyre të mirave? Atëherë Providenca Hynore do të urdhërojë kështu: Pas kësaj do t’ju bëj një favor tjetër të madh: përjetësisht do të keni miratimin tim e kurrë nuk do t’ju ndëshkoj… Po të vihej në një akord të këtillë, edhe kjo botë nuk do të lihej mënjanë sepse, në këto kushte, për të do të interesoheshim, atë do ta donim jo thjesht për të, por se do ta shihnim si një mjet që do ta çonte në përjetësi; në thelb, tek ky lloj interesimi nuk ka asnjë mjet që do ta çonte në përjetësi; në thelb, tek ky lloj interesimi nuk ka asnjë të keqe. Edhe në porosi po kjo gjë shprehet dhe thuhet se kjo botë është ku mbillet ara ku mbillet përjetësi. Për ta shtjelluar çështjen edhe ca më tej, mund të themi edhe kështu: Vetëm me anë të kësaj bote mund të përgatitemi për t’u bërë të përshtatshëm për përjetësinë, sepse të gjitha perceptimet, ndjenjat dhe ndjesitë sublime këtu zgjerohen e zhvillohen. Edhe për të parë Providencën Hyjnore do të mund të bëhemi gati po në të njëjtën mënyrë. Përsa është në botë, pikërisht pse s’është i përgatiur në këtë nivel cilësor, s’mund ta shohë njeriu Providencën Hyjnore, sepse s’e ka arritur ende këtë kapacitet, këtë dhunti. Çështja në fjalë s’ka të bëjë fare as me kohën, as me hapësirën, as me përmasat. Allahu (xh.xh.) është për ne më afër se damari i qafës që na rreh, vazhdimisht. Na fërkon kokën me mirësi, na ndikon në punët tona me vullnetin e vet dhe na furnizon vazhdimisht me anë të fuqisë së tij. Po qe se do të shpreheshim në mënyrë mistike kështu: Zoti s’ka ndonjë element të dukshëm; për ata që s’kanë sy, i padukshëm është, do të thotë se e meta qëndron te ne. Dhe rregullimi i kësaj të mete është në dorë të Allahut (xh.xh.). Atje njerëzit do t’ia arrijnë qëllimit të tyre të vërtetë duke eliminuar këtë të metë e duke parë Bukurinë e Tij. Ja, pra, bota është një arë që jep të tilla fryte. Duke kaluar nga bota në përjetësi, do të hapen një nga perdet prej drite dhe njeriu do të sodiste Zotin e tij. Kjo botë është identiteti i shfaqjes së emrave të Providencës Hyjnore. Në këtë kuptim, asgjë të kësaj bote s’mund ta shohim si të parëndësishme e të pavlerë, sepse materia vërtetësisht e vërtetë është identiteti i variacioneve në të cilat shfaqen emrat e Providencës Hyjnore. Sipas shprehjes së Mevlanit , çdo eveniment në tërë zhvillimin e vet , ne dhe vullnetet tona, janë si një flamur i varur në një shtyllë shumë të lartë nga i Vërteti (xh. xh.). Flamuri përmban shkrime dhe është kah valëvitet. Dhe ai që e valëvit, është prapë personalisht Sovrani Eternal, Hz. Allah (xh.xh.). Për pasojë, materien dhe eventualitetet, nën administrimin e plotë të Providencës Hyjnore, i shohim si një kopsht ku janë materializuar emrat dhe atributet e Tij; në çdo pikë vese përmbi lule sodisim bukuritë që i përkasin Atij. Më tej, Mevlanai, me një shprehje jo fort të hapur për dikë tjetër, e tregon kështu këtë specifikë: Ajo çka lidh zinxhirë në këmbët e të Urtit  e që u vë prangat truve, e veçanta që i bën të dashurohen në mënyrë pasionante ndaj të Vërtetit, që i lidh e i rrëmben ata janë reflektimet e fytyrëhënëve që shëtisin e vijnë përqark kopshtit të Providencës Hyjnore…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: