Shtimi i punëve të mira në Ramazan

Adhurimet që Allahu i Madhërishëm (xhel’le xhelaluhu) na i ka shpallur detyrim dhe na i ka ngarkuar të gjithëve si përgjegjësi, sipas cilësisë së kryerjes së tyre, do të përftojnë gjendje të caktuara dhe do të dëshmojnë për ne pranë Allahut. Prandaj, ne duhet ta kënaqim sa më shumë këtë muaj të faljes, në mënyrë që edhe dëshmia e tij për ne të jetë e mirë dhe të kumbojë anekënd. Sepse, nëse Ramazani i bekuar vlerësohet siç duhet, kur të largohet prej nesh, ai do të dëshmojë në dobinë tonë dhe mbase do të thotë se ne jemi të denjë për të hyrë në Xhenet nga porta e Rejanit. Kështu që ne duhet të tregojmë respekt për adhurimet që Allahu i ka caktuar për ne, t’i vlerësojmë ato si shumë të çmuara dhe të jemi përherë në përpjekje për t’i vlerësuar maksimalisht ato.

Veç kësaj, në amshim njeriu do ta dijë se për çfarë është secila mirësi që po i fal Allahu, shpërblim për cilën punë të tij në këtë jetë, dhe kjo mirësi do t’i falë atij një kënaqësi të tejskajshme. Ndoshta, i gjendur përballë tërë këtyre mirësive që janë konsideruar të denja për të, do të thotë: “Shyqyr, o Zot! Fillimisht Zoti më nderiu mua me punë të mira, kurse tani po më nderon me shpërblimin e tyre.”

Po, atje njeriu do t’i njohë agjërimet e tij me gojë, me hundë dhe me veshë. Sipas cilësive dhe dimensioneve të jetës së përtejme do t’i dijë dhe do t’i njohë menjëherë, qëndrimin e tij i etur dhe i uritur, lodhjen gjatë teravive, emocionet e zgjimit në syfyr dhe gostitë e shijshme të iftareve dhe do të ndiejë edhe njëherë kënaqësinë e tyre.

Disa adhurime e fitojnë thellësinë e tyre pikërisht nga forma e tyre. Kështu janë edhe adhurimet e kryera gjatë muajit të Ramazanit. Prandaj veprat e kryera gjatë muajit të Ramazanit do të fitojnë një vlerë shumë të veçantë. Gjatë këtij muaji njerëzit i afrohen Allahut shumë ndryshe. Nuk ka asnjë agjërim tjetër që mund t’i afrohet sadopak shpërblimit të mbajtur në muaj të tjerë. Njëzet rekate namaz të falura gjatë muajve
të tjerë nuk e zëvendësojnë dot namazin e teravive. Po njësoj, syfyret e bëra në netët e muajve të tjerë, nuk të përftojnë dot shpërblimin që fitohet nga syfyret e muajit të Ramazanit. Ashtu si edhe pritjet që të thirret ezani i akshamit nuk mund të jenë kurrsesi si pritja e ezanit për të çelur iftarin gjatë muajit të Ramazanit. Me pak fjalë, punët e bëra në kohë të tjera nuk e arrijnë dot kurrsesi shpërblimin e arritur gjatë muajit të Ramazanit. Kjo është arsyeja që besimtarët e sinqertë, që e ndiejnë mjaft thellë në ndërgjegjen e tyre këtë të vërtetë, ndiejnë një trishtim të madh për ikjen e Ramazanit dhe ndiejnë mall për të gjer sa të vijë Ramazani i ardhshëm. Ku ta dimë, ndoshta ky mall u përfton atyre gjithë shpërblimin e një muaji Ramazani më vete.

Dihet dhe ne e kemi trajtuar, një varg muajsh, ditësh dhe netës kanë virtyte të veçanta. Për shembull, me fjalët e Kuranit, njeriu që i jep jetë natës së Kadrit fiton shpërblime sikur t’u kethë dhënë jetë njëmijë muajve të tërë. Poende edhe Profeti ynë (sal’lallahu alejhi ues’sel’lem), dikush që mban dezhurn një ditë me qëllimin e mbrojtjes së atdheut, fiton shpërblime sikur të ketë kryer adhurime për ditë dhe muaj me radhë. Ashtu si njeriu që mediton, i cili bëhet sikur të ketë qenë duke kryer adhurime prej vitesh. Domethënë, diçka shumë personale, mjaft e vogël dhe e pjesshme që mund të bëjë njeriu në një prerje shumë të ngushtë të kohës dhe në një vend që ka rëndësi jetike, fiton menjëherë tërësi, madje aq sa mund të dalë edhe prej saj dhe të shndërrohet në thelb, dhe pranë Allahut pranohet sikur të jetë kryer e plotë.

Nëse dikush i kalon netët e Ramazanit të bekuar me namaz dhe ditët duke mbajtur agjërim, domethënë e mban atë të gjallë ditë-natë, ai mund të fitojë edhe mirësitë hyjnore që janë premtuar se do të jepen në natën e Kadrit. Për rrjedhojë, ai do të jetë i hapur ndaj çdo mbarësie edhe përgjatë vitit, duke u përfshirë në rrugën e lëvizjes dhe veprimit vetëm se në rrugën e së mirës. Dhe kjo do të thotë se për atë njeri është ngritur një rreth i vijueshëm i së mirës. Mandej, çdo e mirë lind një të mirë tjetër, aq sa për të krijohet një rreth që lind vetëm të mirën dhe të mbarën. Një portë e këtillë, që është potencial i mirësisë dhe mbarësisë, është e hapur për të gjithë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: