Shtatëmijë të mira janë në heshtje
Një i urtë ka thënë: “Shtatëmijë të mira janë në heshtje. Janë të përfshira në shtatë fjalë, e secila prej tyre vlen nga njëmijë.
E para: Heshtja është ibadet që nuk ka lodhje.
E dyta: Heshtja është zbukurim pa stoli.
E treta: Heshtja është dinjitet pa pushtet.
E katërta: Heshtja është kullë pa mure.
E pesta: Heshtja është frenim nga çfarëdo arsyetimi.
E gjashta: Heshtja është ruajtje nga kiramen-katibinët.
Dhe e shtata: Heshtja është mbulesë e turpeve.”