Shpresa…
Shpresa, para së gjithash është e lidhur me besimin. Ai që beson është shpresëplotë dhe kjo shpresë është në përpjesëtim të drejtë me shkallën e besimit. Është për këtë shkak, që pasoja të besimit të fortë, shihen nga disa si mrekulli të vërteta.
Dita, për atë njeri që është shpresëplotë, është shumëngjyrëshe si kopshtet e parajsës. Zemra e tij qëndron në ngjyrat e pavenitura të shkëlqimit të përditshëm diellor dhe nata e tij është po aq e ndritur sa edhe mëngjesi. Njerëz të tillë nuk zhyten asnjëherë në errësirë, dielli ndriçon përherë për ta.
Dëshpërimi është si një moçal, ku mund të bini vetë në të. Mendohu, gjej zgjidhjen e duhur dhe pastaj shiko, se ku do të arrish!