Shprehje të ndryshme
Dëshpërimi është çmimi që duhet të paguajmë kur caktojmë një qëllim të paarritshëm.
Mërzinë e ka lindur përtacia.
Të gjesh shkakun e zemërimit është thuajse njësoj si të gjesh ilaçin e tij.
Mendja dhe zemra janë dy fusha paralele e dashamirëse të njëra-tjetrës; nuk mund të zgjerohet njëra pa u zgjeruar tjetra dhe nuk mund të lartësohet njëra pa u lartësuar tjetra.
Një mendim i thellë mund të kuptohet vetëm nga një njeri me ndjenja të thella.
Në zemrat e njerëzve shohin më thellë ata që kanë qarë më shumë.
Nëse një ndjenjë është e natyrshme brenda meje, unë arrij në përfundimin se është e natyrshme për shumicën e njerëzve të tjerë.