Esh-Shekur (Shprehës i mirënjohjes duke shpërblyer me bujari)

Esh-Shekur është Ai që i shpërblen veprat e vogla të sinqerta me shumëfish dhe Ai që fal lumturi të pakufizuar në jetën e përtejme për veprën e kryer në një kohë të kufizuar (jeta e kësaj bote). Ai që ia kthen shumëfish të mirën dikujt, quhet “falënderues”, ashtu si ai që i ngre lavd atij që bën të mirën.

Për sa i përket shpërblesës së shumëfishtë, ky tipar i përket vetëm Zotit të Lartë, ngase bekimet e Parajsës janë të pafundme. Veç kësaj, lavdi ndaj atij që bën mirë, në përvojën njerëzore i thuret një personi të dytë, ndërsa Zoti i Lartësuar e ngre veprën e robërve të Tij.

Njeriu mund të marrë tiparin e mirënjohësit si duke e falënderuar mirëbërësin ndaj tij, ashtu edhe duke i dhënë më shumë se ç’ka fituar prej tij. Profeti a.s. thoshte: “Ai që nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon Zotin”. Vetë mirënjohja e njeriut është bekim, përskaj faktit se shprehja e saj përbën bekim. Megjithatë, udha më e mirë për të shprehur mirënjohjen ndaj dhuratave të Zotit të Gjithëlëvduar është përdorja e tyre, duke iu bindur Atij dhe në rrugën e kënaqësisë së Tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: