Sahabiu që sheh në ëndërr ezanin

I Dërguari i Allahut s.a.s, mendonte për mënyrën se si njerëzit të mblidheshin për faljen e namazit me xhemat. Disa sugjeruan nxjerrjen e flamurit, të tjerët për t’i rënë borisë dhe dikush për t’i rënë kambanës. I Dërguari i Allahut s.a.s, nuk e pëlqeu asnjë prej tyre. Në këtë diskutim i pranishëm ishte edhe Abdullah bin Zejdi, i cili gjithashtu mendonte për mënyrën e mbledhjes së myslimanëve për kohën e faljes. Ai nën ndikimin e këtyre mendimeve ra në gjumë, ku pa në ëndërr se një njeri sillej rreth tij me kambanë në dorë dhe ai e pyet:

– O robi i Zotit, a do të më shesësh atë kambanë?

– Ç’do të bësh me këtë? – pyeti ai.

– Duke i rënë kambanës, ne do të lajmërojmë për faljen e namazit me xhemat.

– A të tregoj diçka më të mirë se kjo? – tha ai.

– Sigurisht! – u përgjigja.

Atëherë ai më shqiptoi: “Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber. (4 herë)
Eshhedu en la ilahe il-lallah, Eshhedu en la ilahe il-lallah. (2 herë)
Eshhedu enne Muhameden Resulullah, Eshhedu enne Muhameden Resulullah. (2 herë)
Hajj ales salah, hajj ales salah. (2 herë)
Hajj alel felah, hajj alel felah. (2 herë)
Allahu Ekber, Allahu Ekber. La ilahe il-lallah.

Pastaj u largua për pak, e pastaj më tha: “Ndërsa kur të ngriheni për të filluar namazin thoni:
Allahu Ekber, Allahu Ekber.
Eshhedu en la ilahe il-lallah.
Eshhedu enne Muhameden Resulullah.
Hajj ales salah.
Hajj alel felah.
Kad kametis salatu, kad kametis salah. (Ikameti)

Të nesërmen Ebu Abdullah bin Zejdi ia tregoi Profetit s.a.s ëndrrën e tij, e ai i tha: “Ajo ëndërr, dashtë Allahu, do të jetë e vërtetë. Mësoji Bilalit atë që ke parë dhe ai do të këndojë ezanin, sepse ai ka zë më të bukur se ti.”

Bilali pasi që e mësoi tekstin e lartpërmendur, e thirri ezanin. Kur Omer bin Hattabi dëgjoi ezanin në shtëpinë e tij, ai, me pallto të hedhur krahëve, nxitoi për të ardhur në xhami dhe i tha Profetit s.a.s: “O i Dërguar i Allahut! Pasha Atë, i Cili të ka dërguar me të vërtetën, edhe unë kam parë në ëndërr një tekst të tillë.”

Postime të ngashme