Duaja e Hz. Adem a.s dhe Hz. Havasë
قَالَا رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنْفُسَنَا وَإِنْ لَمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
Leximi i Duasë: “…Rrabbenâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfirlenâ ve terhamnâ le nekûnenne minel hâsirîn(hâsirîne).”
Kuptimi: Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë padrejtësi (i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (A’raf, 23)
Lutja që Ademi a.s, kishte bërë para Allahut xh.sh për mëkatin e kryer mori vend në Kur’an dhe llogaritet si lutja e çmueshme dhe preferuar për njeriun që gabon apo për gjynahqarin. Themi se është lutja e preferuar sepse kjo lutje është një prej lutjeve të pranuara nga Allahu xh.sh ndaj mëkatit të bërë nga Ademi dhe Havaja, me përgjigjen e dhenë nga vetë Allahu: “Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur). (Taha, 20/122) Nga ky ajet mësojmë se Allahu xh.sh, përveçse ua fali mëkatin Ademit a.s dhe Havasë, ata i bëri prej robërve të zgjedhur të Tij.