Rënia e zekatit me vdekjen e pronarit të pasurisë
Nëse personi, i cili ka pasur pasuri dhe i ka plotësuar kushtet e zekatit, nuk e ka dhënë zekatin dhe ka vdekur para se të ketë pasur mundësi të japë zekatin, dijetarët e shkollës juridike hanefite janë të mendimit se për atë bie detyrimi i dhënies së zekatit, me përjashtim nëse ka lënë testament që të jepet zekati. Nga kjo nënkuptohet se nëse personi, i cili ka vdekur pa e dhënë zekatin, nga ai bie detyrueshmëria, sepse zekati është adhurim i cili ka nevojë për nijet, e me vdekjen e tij, bie edhe detyrueshmëria. Kjo nuk nënkupton se ai do të lirohet nga përgjegjësia para Allahut xh.sh., e nëse i vdekuri nuk ka paguar zekatin, por ka lënë testament për dhënien e zekatit, atëherë trashëgimtarët e tij kanë për detyrim që ta paguajnë nga 1/3 e pasurisë së lënë.